E Enjte, 5 Nëntor 2026

Rama tallet më opozitën: Pensionistët ju japin lugën, që kur të shkoni në shtëpi të kuptoni se…

Kryeministri Edi Rama foli sot në Asamble edhe për rritjen e pensioneve.

Ai u shpreh i keqardhur që opozita i fyen ata duke i parë si një turmë që e ndjek Partinë Socialiste qorrazi.

Rama tha se vetëm kjo qeveri mund t’i rrisë pensionet dhe për këtë të moshuarit janë të vetëdijshëm.

“Ata i shohin pensionistët si turmë që na ndjek neve qorrazi. Pensionistët nuk u japin atyre ujë në bisht të lugës, por u japin lugën që kur ata të vejnë në shtëpi të kuptojnë që e kanë bosh. Pensionistët e dinë më mirë se o i rrit PArtia Socialiste pensionet, o askush prej atyre që e shohin Shqipërinë si shesh për përsheshet e veta” – tha Rama sot, raporton javanews.al

/a.r

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›