E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama të hënën në Brukseldiskuton për Shqipërinë

Të tjera rreth shkrimit Kuvendi, Meta, nesër takim me Sequin TIRANË - Kryeministri Edi Rama udhëtimin e tij të dytë jashtë Shqipërisë do ta zhvillojë në Bruksel, në kryeqendrën e Bashkimit Europian, ku të hënën do të marrë pjesë në Komisionin e Jashtëm të Parlamentit Europian në një diskutim me temë “Shqipëria, situata postzgjedhore dhe perspektiva europiane”.

Po të hënën Rama do të zhvillojë një takim me Presidentin e Parlamentit Europian, Martin Schulz.

Ndërsa ditën e fundit të qëndrimit të Ramës, të martën janë lënë takimet me Presidentin e Komisionit Europian, Jose Manuel Barroso, Komisionerin Europian për Zgjerimin, Stefan Fule, Përfaqësuesen e Lartë për Politikën e Jashtme në BE, Catherine Ashton dhe Presidentin e Bashkimit Europian, Herman Van Rompuy. 

Redaksia Online
(j.k/mag/shqiptarja.com)

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›