Braçe: Do zhbëjmë korrupsioninPatozi:Dita e qeverisë me 2 koka

Të tjera rreth shkrimit LIVE TV/Seanca maratone e nisur ne 10:30 /FOTO Sequi: Besim tek Meta, nxit debatin konstruktiv Basha në grupin PD: Konsensus për reformat në BE PD skenar kundër Ramës në Bruksel
TIRANE- Në Kuvend prej orës 10: 30 ka nisur debati për programin e qeverisë Rama 2013-2017. Fillimisht disa ministra iu përgjigjën dis pyetjeve të ngritura nga deputetët, më pas nisi dhe diskutimi.
Deputetët e Partisë Socialiste dhe të Lëvizjes Socialiste për Integrim ministrat e kabinetit e vlerësojnë si programin më ambicioz dhe që do çojë Shqipërinë drejt integrimit.
Nga ana tjetër deputetët e PD-së kanë lëshuar akuza të ashpra duke e quajtur "shpk të Edi Ramës", apo dhe një qeveri e cila nuk ka program të detajuar por vetëm një hartim dhe që drejt integrimit në Bruksel do ta çojë Shqipërinë falë rrugës së shtruar nga qeveria paradhëse e kryeministrit Berisha.
Disa nga pikat e programit të qeverisë të prezantuar nga ministrat: Brenda 100 ditësh do çlirohen territoret spitalore të bllokuara nga bizneset private. Rrugët e lëna përgjysmë do të përfundohen, mes tyre dhe rruga e Arbrit; Moratorium për ndalimin e ndërtimeve pa leje në kalatë e Gjirokastrës, Beratit, Krujës; do merren masa për parandalimin e përmbytjeve në Shkodër, si dhe do llogaritet shuma e pashlyer e të prekurve nga përmbytjet për të nisur më pas dëmshpërblimin. Transparencë procesit të privatizimit të Albpetrol.
Kryeministri Edi Rama dhe ministrat e kabinetit janë të ulur në podium, ndërkohë që Berisha në 11: 30 u largua nga seanca.
(Në foto: Seanca e sotme Parlamentare)
ORA 14: 14 DEPUTETI I PD-SE IGLI CARA: RAMA S'KA PROGRAM
”Më 11 shtator do të kujtojmë Ramën në Kuvend për 2 gjëra: që nuk na zgjënjeu, dhe na gënjeu. Tregoi qe përveç ngjyrave trendi të imazhit të PS, nuk sjell asgjë të re në këtë Kuvend. Bënë mirë ata që ne na votuan, pasi qeveria e sotme nuk ka program. Zgjedhjet ishin të lira, dhe për këtë më vjen mirë, edhe për arritjen e forcës politike që përfaqësoj. Teksa shfletohet programi i Ramës, shoh se është një program që duhet t’u kthejë përgjigje disa pyetjeve bazike, kur do zbatohet, sa do kushtojë, si do realizohet. Por nuk ka asnjë analizë se pse duhen bërë këto ndërhyrje. Sot e mirëkuptoj Berishën, që pas zgjedhjeve të 23 qershorit, tha “Nuk mund të premtoja atë që nuk mund të bëja”. Me fjalë flet për decentralizim, por me vepra jam i bindur se po kërkon më shumë kontroll dhe pushtet në duart e tij. Duhet bërë më shumë për ish-pronarët dhe të përndjekurit politikë.”
ORA 13: 45 XHAFA I PS-se: KENI FRIKE NGA TRANSPARENCA
Deputeti Fatmir Xhafa akuzoi opozitën se ka frikë nga transparenca.Ndryshe nga prezantimi i qeverisë së 2005 ku Berisha nuk kishte asnjë shifër konkrete në programin e qeverisë Rama çdo gjë është e detajuar financiarisht.
”Komunikimi mes nesh ne interes të qytetarit dhe në interes të tij duhet të ishte më i kujdesshëm. Duhet të krijojmë një marrëdhënie të re, në mënyrë që të tregojmë se dimë të realizojmë detyrën tonë, dhe të qeverisim më mirë. Në sallë duhet më shumë debat i kulturuar për programet dhe jo për individët. Ju dhamë programin dhe kohën e kërkuar në dispozicion. Në 2005 ne kërkuam kohë dhe nuk na dhatë.
Pretenduat se programi nuk ka shifra dhe afate. Në vitin 2005 ju erdhët në qeveri pas 8 vite qeverisje të Partisë Socialiste. Në fjalimin e parë të Berishës të asaj kohe nuk ka shifra monetare për përmbushjen e angazhimeve. Ndërkohë që programi i qeverisë Rama ka referenca shifrash, argumentat në shifra monetare për përmbushjen e detyrimeve.
Kjo që bëni ju është politikë me dy standarde. Ju jeni kundërshtarët tanë politikë, por jo armiqtë tanë. Armiqtë tanë janë të përbashkët, varfëria, papunësia, dhe problemet e tjera që shqetësojnë shqiptarët. Sipas INSTAT shqiptarët janë më të varfër se një vit më parë. Qëllimi i vërtetë i kësaj fryme negative nuk është programi, por frika për t’u përballuar me abuzimin që del nga transparenca. Qeveria ofron ndëshkimin, por katarsisin duhet të bëni vetë ju."
Ora 13:30 HALIMI: RAMA S’DO LUFTOJE KORRUPSIONI DO I BEJE BISHT PREMTIMEVE
Duke shprehur votën kundër deputeti i PD-së Eduar Halimi akuzoi Ramën se nuk do të mbajë premtimet.
“Programi i qeverisë nuk ka asgjë. Rama nuk do të luftojë korrupsionin dhe do t’i bëjë bisht premtimeve. Ky program nuk jep përgjigje për hallet e qytetarëve.
Ne po ju lëmë një vend me më pak shpenzime, nga sa ju na latë 8 vitë më parë. Qeveria e Berishës e trasnformoi Shqipërinë, edhe pse kishte përballë një opozitë që bllokoi çdo ligj dhe çdo reformë.
Ky program nuk ka një model qevrisje, mohon gjithçka dhe nuk njeh realitetin. Bën plagjiaturë, duke kopjuar pjesë të projekteve të qeverisë paraardhëse.
Frikën Rama duket t’ia ketë vetës, për vrerin që mban brenda. Vjen në qeveri me një kabinet me 6 ministri me shumë, në një kohë kur edhe vendet e Ballkanit ndodhen në krizë.
Kjo është rilindja e kthimit 50 vjet pas. një model që i kushton minimumi 10 milionë euro, qytetarëve shqipatrë. Votoj kundër këtij kabineti dhe përbërjes së tij. Rama fsheh paaftësinë e tij për të mbajtur premtimet. Ne do të jemi këtu çdo ditë për të mos lejuar asnjë moment që konfliktin politik ta përdorë si alibi për të mbuluar mosmbajtjen e premtimeve.”-tha Halimi
ORA 13: 14 MAJKO: QEVERIA E RE TE KTHEJE NE DETYRE ATA QE U LARGUAN PADREJTESISHT
”Ka një numër punonjësish në administratë të ndryshëm nga njëri tjetri nga përgatitja, por që trajtohen njësoj. Qeveria e re ka detyrim ligjor të kthejë në punë ata që kanë një vendim gjyqësor, apo të komisionit civil të cilët janë larguar padrejtësisht nga puna.
Si deputet i Tiranës dëshiroj të them se nevojitet ndërhyrje për të shëruar këtë gangrenë sociale. Me lëvizjen e qytetarëve nga zonat rurale drejt qytetit ka krijuar propblematika që duhen zgjidhur.
Shteti shqiptar nuk po merr ende detyrimet e veta për emigracionin. Sikur të bëjmë gjysmën e asaj që bëjnë vendet e tjera për emigrantët e tyre do të ishte shumë mirë. Qeveria e re që drejton Rama, ka një mandat të qartë për të ndryshuar gjërat.”
ORA 12:38 ASTRIT PATOZI: SOT ESHTE DITA E QEVERISE ME DY KOKA
Deputeti i Partisë Demokratike Astrit Patozi i është drejtuar kryeministrit të Shqipërisë, kryetarit të Kuvendit dhe deputetëve duke përmendur arritjet e bëra nga qeveria paraardhëse, ndërsa ka theksuar se tashmë “është dita e qeverisë me dy koka”.
“Zoti bashkëkryeministër tashmë i zgjedhur Ilir Meta dhe bashkëkryeministrin e votuar Edi Rama. Sot është dita e qeverisë me dy koka. Ju sot merrni në dorëzim me letra një Shqipëri normale, çelësat e një Atdheu ku shqiptarët janë më mirë se 8 vite më parë. Të paktën mos e ktheni në delen e zezë të Europës kur ta lini pushtetin. Po e merrni me një infrastrukturë moderne falë dy qeverive të fundit të Sali Berishës. Nuk pres të ndërtoni rrugë të reja, por të paktën mos i prishni ato që i kemi ndërtuar. Mos i ulni pensionet e pagat se do bëheni gazi i botës. Mos lini ekonominë e 4 milionë shqiptarëve të bjerë në greminë. Nuk pres të keni të njëjtin pasion si ne për ëndrrën europiane, por mos u bëni ferrë për integrimin në BE.
Ne jemi këtu më të vendosur për të përfaqësuar denjësisht ata që na votuan e të kthehemi më të fortë më vonë si fitimtarë. Ne do të jemi gjithmonë në këtë sallë sepse për ne Shqipëria është e mirë edhe sikur të jemi në opozitë. Nuk do e bëjmë kurrë të hedhim baltë siç bënë kundërshtarët tanë.
Asnjë i ngujuar në çadra, nuk është sot i propozuar në kabinet. Ministra janë ata që mbanin fener e i ruanin natën.
Një aventurier polik sot ia doli të realizojë ëndrrën e vet parajonake dhe është ulur në karrigen e kryeministrit por ne do bëjmë gjithçka që ta ngremë aty.
Jemi një vend normal me qeverinë anormale. Po dorëzohet me letra të rregullta por në duar të këqija. Do doja të mos e bëja këtë, pra të sulmoja që ditën e parë qeverinë, por Edi Rama nuk na dha mundësinë të amnistonim, sepse Edi Rama ngutet gjithmonë të zbulohet ai që është në të vërtetë. E gjithë pritshmëria u hodh në erë nga konferenca ndërkombëtare, ku një grup klientësh erdhën në Shqipëri për ta ndarë në copa. Ende nuk ka prova nëse në këtë megaprojekt korrupsioni është i pëfshirë dhe i bashkëqeverisuri Ilir Meta.
Për 8 vjet me radhë kemi dëgjuar emrin e Damir Fazlicit. Do na duhet shumë kohë të mbajmë mend emrat e tyre, (e ka fjalën për ekspertët e konferencës) por nuk është e nevojshme pasi vijnë për llogari të Edi Ramës pasi kanë ndarë lek me interesa në kohët e arta të 20 % në Bashkinë e Tiranë. Vijnë të sprovuar prandaj janë të rrezikshëm.
Qeveria nuk ka program, por një hartim të shkruar nxitimthi, diçka më shumë se dosja e Rexhep Mejdanit që u bë anekdodë.
Rama nuk ka ndërmend të bëjë asgjë serioze për shtetin sa të jetë në qeveri. Nëse program nuk kishte, Rama ishte i qartë në një pikë në qasjen armiqësore ndaj opozitës. Nuk humbi asnjë sekond por iu vërsul në shpinë me një tërbim të pashoq. Jemi këtu për ti treguar se nuk na lëviz fare qerpiku perj kësaj qeverie ende të pamiratuar.
Pas meje ju shikoni një qever me dy kate, ose më mirë me shtesë kati e cila pret të legalizohet falas sepse kështu ka premtuar kryeministri. As vend për sekretari nuk ka lënë Me një kabinet të fryrë me 6ministra më shumë se qeveria e kaluar, dhe shtimi i dikastereve si shtesa kati. Të mos mjaftonte të gjithë ministrat pritet të zëvendësohen me nga 20 deputetë duke e bërë më të kushtueshmin në të gjithë vitet. Kanë përtuar të marrin lapsin por janë dhjetra milionë herë që dëmtojnë xhepat e shqiptarëve
Qeveria ka në përbërje njerëzit me më pak eksperiencë në administrim. Asnjëri prej tyre nuk ka asgjë për të thënë dhe nuk do flasë sepse qeveria ka vendosur kodin e heshtjes
Shqiptarët do të provojnë të qeveriset nga një kabinet privat dhe kjo është këmbanë alarmi që bie mbi ata që kanë veshë. Kemi provuar të gjithë llojet e qeverive, pro sa do të këqija që kanë qenë kanë përfaqësuar me aq sa kanë mundur, por kjo qeveri nuk mbështetet në asnjë kriter politik përfaqësimin, por e ka shkruar në ballë se është ndërmarrje private apo shpk e Edi Ramës, është kërcënim i madh për shqiptarët.
Është kërcënim edhe për PS, pasi edhe atë nuk e përfaqëson, madje kam bindje se kriteri i ministrave jo deptuetë është shpikur për të zgjeruar këtë dimension privat
pavarëisht se kabineti ka lindur si kërcënimi madh kombëtar kjo është qeveria e Shqipërisë.
Kjo qeveri as sot as në ditën e grahmës së vetë të fundit nuk do të ketë mallkimin e opozitës. Jemi të vendosur të vigjëlojmë. Do denoncojmë cdo aferë korruptive e cdo tentativë për të bërë ndonjë zullum prej saj. Do i tundim të gjithë premtimet e fushatës elektorale por do jemi dhe opozita e alternativave.
Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe opozitën e saj
Zoti e faltë këtë qeveri sepse as ai vetë se shpëton dot nga dështimi"- tha Astrit Patozi deputet i PD-së
ORA 13:00 HAXHINASTO: PROGRAMI REALIST
Deputeti Edmond Haxhinasto, njëkohësisht ministër i Transportit tha se programi ishte realist
”Programi i qeverisë bazohet në një sërë parimesh, dhe këtë program e mbështetën mbi 1 milionë shqiptarë. Ky program së pari trajton dhe zgjidh probleme të mëdha që ka vendi, sistemi institucional dhe problemi ekonomik. Kërkohen burime të reja për të rritur dhe financuar zhvillimin.
Duhet të jemi konkurues për ta bërë modelin të qëndrueshëm. Më shumë standarde do të thotë më shumë punësim.
Programi ka brenda sensin realist dhe ambicien për realizimin e objektivave, që paraqiten jo si doktrina, por si shërbim konkret për qytetarët, një standard europian, që afron cilësi më të madhe jete për qytetarin”- tha Haxhinasto.
ORA 12: 30 REPLIKON MINISTRI I JASHTËM DITMIR BUSHATI: MOS E NDANI PARLAMENTIN NE NE DHE JU
”Pjesa e programit tonë është pjesë e programit të qeverisë, ju falenderoj për sugjerimet, por ju them se do të ketë një bashkëpunim më të ngushtë. Më vjen mirë që pas kaq vitesh në parlament të degjoj të flasësh për çështjet e integrimit në Parlament. Mos e ndani këtë sallë dhe shqiptarët në ne dhe ju, por së bashku duhet të shkojmë në rrugën drejt integrimit në BE. Atë që ju keni bërë ne do ta vijojmë, atë që ju nuk keni bërë ne do ta bëjmë shumë mirë.”- tha Bushani ne replike ndaj Majlinda Bregut.
ORA 12; 21 MAJLINDA BREGU: DO VIJONI TE QEVERINI ME COPY PASTE TE DOKUMENTEVE TE QEVERISE PARARDHESE
Deputetja Majlinda Bregu, ministre e Integrimit e qeverisë së kaluar akuzoi kryeministrin Rama se në programin e tij nuk ka asgjë të detajuar për integrimin dhe se ka bërë copy-paste të dokumentave të qeverisë paraardhëse
“I ashtuquajturi program nis me integrimin, por aty s’ka asgjë për programin e integrimit. Rama pengoi integrimin për tre vite. I zhveshi shqiptarët nga mundësia për stacionin ku meritonin të ishin me kohë. Asnjë rresht në program nuk ka sesi qeveria e re do të ndjekë procesin e integrimit.
Çfarë politike të qeveritare keni ju, dhe të bëni këtë trenin ku ka hipur Edi Rama, të ecë më shpejt. Si mund të jeni kaq të dobët dhe të gënjeni, dhe bëni copy-paste të dokumentave të qeverisë paraardhëse. Ajo që keni shkruar në program është një plagjiaturë që do ta paraqisni si të re. (Rama qeshte nga karrigia e kryeministrit)
Po ju denoncoj pulbikisht sot se gjoba juaj ndaj qytetarëve po shtohet, duke i vjedhur minimumi 200 milionë euro të tjera ekspertizë.
O pranoni se keni vjedhur, ose behuni shtetarë dhe pranoni se do vijoni të qeverisni me dokumentat solidë të qeverisë paraardhëse.
Sistemi tashmë është i ngritur dhe thjesht duhet të vijohet, por jo të krijohet nga e para. Si do të bëhet punësimi i administratës publike, sipas zbatimit të ligjit të statusit të nëpusit civil apo konkurseve partiake?
Do të keni mundësinë që kur të shkoni në Bruksel të njiheni me nje dokument që tregon përmirësime të dukshme krahasuar me një vit më parë.
Sigurisht që ky program nuk ka as 100 ditë, as 300, as buxhet, as kosto. Meqe të hënën Rama niset për Bruksel, rrugën do ta gjejë të shtruar, po aq të shtruar sa të gjitha rrugët e vendit, ku ti shkoje në çdo fshat për të premtuar e për të mashtruar.”
ORA 12:00 FINO: PROGRAMI AMBICIOZ, TA VOTOJME
Deputeti i PS-së Bashkim Fino vlerëson programin e kryeministrit Rama, si programin më ambicioz që është paraqitur ndonjëherë dhe bën thirrje për të votuar.
“Ky është programi më ambicioz që një kryeministër ka paraqitur në Shqipëri. Na presin detyra të mëdha. Ky është program i reformave të mëdha dhe të guximshme, që nuk e patën qeveritarët e së kaluarës. Sot premtimet marrin kuptim me këtë program.
Qevria socialiste do të mbështetet në një program të ri ekonomik, që synon rritjen e prodhimit të brendshëm dhe shtim të eksporteve, do të fokusohemi tek prodhimi.
Do të mbështesim biznesin e vogël dhe të mësëm, do reduktojmë barrierat dhe pengesat. Do të zhvendosemi nga taksimi i sheshtë tek taskimi progresiv.
Synojmë rritjen e punësimit dhe nxitjen e investimeve vendase dhe të huaja. Qeverisja jonë synon të heqë politikën e informalitetit. Do të realizojmë pa pagesë legalizimin e banesave informale. Kjo do të jetë padyshim e vështirë në kushtet që ndodhet vendi, por jam i bindur se vota që populli i dha kësaj maxhorancë do të jetë motori shtytës për realizimin e reformave. Ne nuk jemi vetëm, por kemi edhe mbështetjen e partnerëve ndërkombëtarë.
Sot vjen si prioritet absolut reforma administrative territoriale, i cili është hapi i duhur drejt modernizimit të adiministrimit pulbik, për t’i dhënë qytetarëve shërbimet e munguara. Synohet decentralizimi i kompetencave. Në 8 vite u cënua autonomia e qevrisjes vendore. Programi synon mekanizma të qartë për qeverisjen vendore, me fokus dhënien e shërbimeve të duhura për qytetarët.
I ka ikur koha bllokimit të fondeve për qëllime politike. Te votosh këtë program do të thotë të mundësosh zhvillimin e vendit dhe rritje të transparencës ndaj qytetarëve.”- tha Fino.
ORA 11: 39 DEPUTETI ERION BRAÇE: DO TË ZHBËJMË KORRUPSIONIN
Deputeti i PS-së deklaron se qeveria e re do të zhbëjë korrupsionin ndërsa shton se duhet të prishen kontratat koncesionare abuzive.
”Tani nis faqe e re pa keqbërës, por me opozitarë që ishin po ata keqbërës që ishin në pozitë. Edhe tani që diskutojmë ne ende nuk kemi marrë fuqinë vendimmarrëse në zyrat e pushtetit, dhe do na duhet të përballemi me ato që ka lënë qeveria e ikur.
Së pari, shteti privat që këta ndërtuan dëmtojnë qytetarin. Pasi secili vepron sipas interesave të veta duke e kthyer shtetarin në privat. Ne do t’i përgjigjemi duke gjetur zgjidhje për këto probleme.
Do të zhbëjmë korrupsionin. Tashmë ka nisur një fazë e re. Pullat fiskale për ilaçet do t’i kushtojnë më shumë shqiptarëve, për shkak të shërbimeve të monopolizuara, po kështu për ngjyruesit e karburanteve. Po kjo është superfatura që këta vendosën ta paguani ju, dhe kjo është thjesht e korruptuar. Ekonominë e zezë që këta e zgjeruan, është ajo që punon me dy regjistra, me dy fatura, me dy bordero. Ka nevojë kombëtare për të çliruar ekonominë nga krimi i organizuar dhe ne do përpiqemi të realizojmë këtë. Më mirë kosto nga prishja e kontratave të tyre, sesa ekonomia shqiptare të bjerë në duart e mafies."
Ora 11:30 BERISHA IKEN NGA SALLA
Ish kryeministri Sali Berisha, i ulur në Kuvend si deputet i thjeshtë largohet nga salla.
ORA 11: 29 EDMOND SPAHO ZV/KRYETAR I KUVENDIT
Kryetari i Parlamentit hedh në votim kandidaturën e Edmod Spahos, të propozuar nga PD për postin e nënkryetarit.
Ai u miratua me 99 vota pro dhe 51 vota kundër. Pas votimit nënkryetari i Kuvendit të Shqipërisë Edmond Spaho mban fjalën duke e akuzuar Ramën se seancën e së mërkurës tentoi t’i ulë kokën opozitës dhe se nuk japin një afat kohor të saktë se kur do të mbajë premtimet.
”Seanca e së mërkurës, nga seancë e prezantimit të programit qeveritar u kthye në sulm revansh kundër Partisë Demokratike dhe deputetëve te saj. Kryeministri tentoi t’i ulë kokën opozitës.
Me retorike të harruar që shqiptarët e kanë lënë pas në vitet ’90, Rama tha se çdo gjë do të zhbehet, pasi nga sot fillon diktatura e rilindjes.
Kryeministri deklaroi se ekonomia do të ndryshojë me rrënjë, se çdo marrëveshje e koncension i huaj do të anulohet nëse nuk kalon në oxhakun e tij.
Nëse rritja prej 2 përqind gjatë viteve të krizës ka qenë e pamjaftueshme, sa mendoni se do të rritet tani? Ju çfarë do të beni? modeli i ndjekur nga PD bëri të mundur të dyfishohen pagat dhe pensionet.
Nëse nuk do të pagohen taksa si do të veprohet? Ne jemi këtu për të garantuar se ju do të mbani premtimet që i keni bërë qytetarëve. Por ju nuk thoni një afat kohor se kur do të mbahen këto premtime. Ju keni premtuar uljen e TVSH për energjinë elektrike, por këtë e keni ndryshuar vetëm për banorët me vështirësi ekonomike. Këto marifete do te transformojnë premtimin tuaj tjetër për shëndetësinë falas. Qeveria duhet t’i shtrohet punës për të realizuar ato që ka premtuar dhe ka marrë përsipër, opozita do bëjë të gjitha përpjekjet që qytetarët të angazhohen për të bërë realitet premtimet që iu janë dhënë.
Ju keni premtuar invalidëve energji dhe transport falas, dhe rritje të pagesave, dhe kjo duhet te realizohet. Të gjitha sa janë premtuar në fushatën e 23 qershorit duhet të realizohen dhe opozita është e angazhuar për të bërë transparencë. Sot vazhdoni të jeni në euforinë e fitores, por shpejt kjo do ndryshojë dhe qytetarët do thonë qeveria nuk mbajti fjalën.”- tha Spaho.
VEMENDJE PROCESIT TE PRIVATIZIMIT TE ALBPETROLIT
Përgjigjet Damian Gjiknuri, Ministër i Energjisë dhe Indrustrisë
Deputeti Selami pyet për defektet e shpërndarjes së energjisë elektrike në Vlorë.
Damian Gjiknuri: Ky është një shqetësim që ka dalë dhe nga shumë zona të tjera. Operatori i shpërndarjes tashmë është i privatizuar dhe të gjiha pasojat janë shkak i këtij privatizimi të dështuar. Do të ushtrohet trysni pozitive tek Enti Rregullator për të përmirësuar shërbimet tek qytetarët shqiptare, pasi për shkak të një defekti të vogël zona të tëra rrinë pa energji. Duke konsideruar privatizimin e OSSH si "një proces i dështuar", premtoi se "ka nevojë për një ndërhyrje më të madhe për zgjidhjen e çështjes CEZ”.
Deputeti Rahoviza, deputet i Beratit pyet në lidhje me shkurtimet që do të ndodhin në Albpetrol?
Gjiknuri : ”Ky proces i shkurtimit të punonjësve ka filluar si rezultat i procesit të privatizimit. Qeveria do ti kushtojë vëmendje pasojave të ardhura nga ky privatizim. Në programin e qeverisë është i qartë adresimi i statusit për gjithë punonjësit që punojnë në sektorë të vështirë për të gjetur një raport të duhur për kontributin që kanë dhënë punonjësit në naftë, miniera dhe kudo si sektorë të vështirë”
Ai u angazhua për proces transparent edhe për çështjen, që lidhet me një nga vendimet e fundit të qeverisë Berisha, duke i hequr kompanisë publike të nxjerrjes së naftës një numër të konsiderueshëm zonash naftëmbajtëse. "Ne do t’i kushtojmë kujdes transparencës së këtij procesi”, tha Gjiknuri.
MORATORIUM PËR NDALIMIN E NDËRTIMEVE PA LEJE NE ZONAT MUZEALE
Përgjigjet Eglantina Gjermeni, Minitstre e Turizmit
Deputeti Bejko pyet si do të rritet numri i turistëve në Berat?
Gjermeni: Synimi është të rritet numri i turistëve që vizitojnë Shqipërinë dhe Beratin. Rritja e numrit të turistëve në Berat do të jetë punë dhe e kolegeve të tjerë për të synuar një përqasje të integruar. Po kështu do të punohet për rregullimin e rrugës, Lushnje-Berat e cila është e dëmtuar. Do vendoset moratoriumi për ndalimin e ndërtimeve pa leje në Kalanë e Beratit, Gjirokastrës e Krujës. Berati do të ngelet një nga destinacionet kryesore turistike për vlerat që ka. Do të jetë pjesë e fushatave promovuese që do të zhvillojmë brenda dhe jashtë vendit për të reklamuar potencialet që ka qyteti. Bazuar në turizmin e qëndrushëm duam të promovojmë vlerat tradicionale të Beratit, duke përmisuar edhe nivelin e shërbimit.
DEMSHPERBLIMI I TE PERMBYTURVE, NE SHKODER, CANI: DO LLIOGARISIM DETYRIMET E PASHLYERA
Përgjigjet Ministri i Financave, Shpëtim Cani
Petrit Vasili: Në kuadrin e lehtësimit të shërbimeve për qytetarët e Lushnjës, a është parashikuar që qytetarët të kenë zyren ë shërbimeve shoqërore në këtë qytet?
Shkëlqim Cani: Kjo do të realizohet dhe për këtë ka disa mënyra. Do gjejmë mënyrën që qytetarët të mos sorrollaten.
Një deputet i Shkodres : Si do veprojë qeveria për dhënien e shpërblimeve qytetarëve për dëmet e shkaktuara nga përmbytjet?
Shkëlqim Cani: “Janë me mijera miliardë lekët detyrimet që ka lënë pa dhënë qeveria e kaluar. Ministria e Financave në bashkëpunim me FMN dhe partnerë ndërkombëtarë do të bëjë një llogarritje të detyrimeve të pashlyera dhe do të përfshijë dhe këtë fakt. Do të vendosen rregulla dhe kushte dhe do të procedohet sipas një radhe të caktuar, sipas mundësive të buxhetit. Kemi guximin për t’i dhënë zgjidhje detyrimeve të marra.”
BUJQESIA, PANARITI: DO PARANDALOHET PERMBYTJA E SHKODRES
Pergjigjet Edmond Panariti,Ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit te ujërave
Piro Kapurani: Në qarkun e Korçës, bujqësia zë peshën kryesore, çfarë është parashikuar nga qeveria?
Panariti ”Në Korçë prodhohet edhe në sajë të traditës dhe kulturës së mirëinstaluar në këtë qark, aty problem nuk është prodhimi pasi aty prodhohet, por problem mbetet tregtimi i këtyre prodhineve. Dhe këty do të përqendrohet edhe politika e ministrisë. Do të aktivizohen disa elementë të tregtisë së lirë, që prodhimi vendas të mos i bëhet konkurrencë e pandershme.
Piro Kapurani: Çfare parashikohet për sistemin e ujitjes, në veçanti fushën e Maliqit?
Panariti: Aty çështja e përmbytjeve është kronike, dhe po punohet një strategji e posaçme për këtë zonë, për të normalizuar situatën.
Deputeti Bitri: Çfarë parashikohet për t’i orientuar fermertët në mbjelljen e kulturave bujqësore?
Panariti: Kjo ka të bëjë më mirëorientimin e fermerëve për prodhimet e ndryshme.
Deputeti Vasili: A do ketë Lushnja drejtorinë e Bujqësisë dhe e AKU?
Panariti: Padyshim që Lushnja meriton të ketë drejtorinë e saj dhe ne do të marrim të gjitha masat për të realizuar këtë. Por nuk ndaj me ju të njejtin mendim sa i përket autoriteti kombëtar të ushqimit, pasi ky organizëm ekziston në bazë qarku.
Deputeti i Shkodrës Çela pyet për strategjitë për përmbytjen në Shkodër?
Panariti: Kjo është një pyetje komplekse dhe për ne përbën një ndërhyrje të rëndësishme dhe emergjente, pasi po afron stina e shirave. Ne do të marrim masa urgjente për riparimin e hirdovoreve, kanaleve të kullimit.
TRANSPORTI, DO PËRFUNDOHET RRUGA E ARBRIT, PORT NË VLORE PER CROCERA
Vangjel Tavo pyet për parashikimin e përfundimit të aksit rrugor Levan Tepelenë
Ministri i Transportit Edmond Haxhinasto: “Kriter prioritar sa i takon sektorit të infrastrukturës do të jetë përfundimi i të gjithë veprave që nuk janë përfunduar”
Shkëlqim Selami: A është parashikuar ngritja e një porti në Vlorë për crocera
Haxhinasto: “Kemi parashikuar ridimensionimin e porteve. Portet e jugut do të kenë profil më të qartë turistik. Është parashikuar ngritja e një porti në Vlorë, zhvillimi i integruar i turizimit në jug ka si kërkesë të domosdoshme krijimin mundësive aeroportuale.
Shkëlqim Selami: A është parashikuar ngritja e një porti në Vlorë për crociera

Agron Çela pyet për ndërtimin e dy unazave rrugore të Shkodrës
Haxhinasto: Është një nga parimet tona në zhvillimin e infrastrukturës që rrugët kryesore të mos kalojnë mes qyteteve por në anët e tyre. Është çështje që qëndron e do trajtohet me seriozitet.
Përparim Spahiu, deputet i Dibrës pyet për situatën e pritshmërisë për përfundimin e Rrugës së Arbrit.
Haxhinasto: “Është prioritet absolut. të gjithë rrugët dhe akset që janë në proces do përfundohen. Po do të përfundoj dhe rruga e Arbrit. Kjo është përgjigjja ime përfundimtare"
SHENDETESIA, BRENDA 100 DITËSH DO ÇLIROJMË TERRITORET E BLLOKUARA SPITALORE
Deputeti Eduard Bejko: Kush është plani juaj konkret për çlirimin e territorit spitalor
Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqja: "“Është shqetësim në rritje i bluzave të bardha për vështirësitë që ndjejnë në punën e tyre. Jemi të angazhuar që brenda 100 ditëve territoret spitalore t’i çlirojmë nga bizneset private. Synimi ynë është që shërbimi shëndetësor të jetë paguesi i vetëm i sigurimeve shëndetësore. Dy sistemet nuk janë konkurencë por sistemi privat është suplementar në përmbushjen e misionit tonë.”
vijon