Rama tek "Komuna e Parisit", fton banorët të marrin pjesë në protestë
Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama ka shpërndarë sot ftesa për pjesëmarrje në protestën e opozitës e cila do të zhvillohet në 20 nëntor në Tiranë. Rama ka shkuar në lagjen "Komuna e Parisit" duke i ftuar qytetarët të marrin pjesë në portestë që sipas tij të kenë të njëjta të drejta si familja Berisha. Rama në një takim me banorët e kësaj lagjeje theksoi se Berisah me paturpësinë më të madhe mohoi rëndësinë e opozitës në anëtarësimin e vendit në NATO. Gjithashtu rama duke iu referuar edhe raprotit të TIA-së për korrupsionin theksoi se Shqipëria u radhit shumë prapa vendeve më pak të zhvilluara.