Vasili: Opozita, në dispozicion të interesave personale të Ramës

"Jemi të shqetësuar për këtë kurs politik të ndërmarrë nga opozita, i cili është vënë vetëm në dispozicion të interesave personale, karierriste dhe korruptive të kryetarit të PS". Kështu ka deklaruar Sekretari i përgjithëm i LSI-së Peterit Vasili në një konferencë ëpr shtyp. Sipas tij Shqipëria po ecën përpara në procesin e liberalizimit të vizave dhe kjo po vlerësohet shumë pozitivisht nga partnerët ndërkombëtarë duke realizuar ëndrrën e shqiptarëve të cilët nga qytetarët më të izoluar 20 vjet më parë, do të mund të lëvizin si qytetare normale Evropianë.
"Është vërtetë dëshpëruese që vetëm Edi Rama e përjeton si makth këtë arritje kaq të madhe dhe ndërsa kohë më parë bënte kasandrën, e thoshte se aplikimi i Shqipërisë nuk do të kalonte sepse nuk ishin realizuar standardet e zgjedhjeve vetëm sepse zgjedhjet nuk i fitoi vetë dhe sot flet e sikletoset për vonesa" theksoi Vasili.
Gjithashtu Vasili ka theksuar se kryetari i Bashkisë po i përgjgjet thirrjeve të përgjegjshme konstruktive dhe euriopeiste të mazhorancës për bashkëpunim me anë të demagogjisë dhe hipokrizisë alla bolshevike.
"Kërcënimet qesharake se do të përmbys qeverinë me dhunë si në republikat që ekzistojnë vetëm në fantazinë e tij, janë fundi i iluzionit se atë që nuk arriti dot më paratë e tij të ndotura në 28 qershor, me fiksimin maniacal për të rrëmbyer të gjithë pushtetin në një dorë, sigurisht që nuk mund ta realizojë dot në një Shqipëri gjithnjë e më shumë evropiane dhe tashmë anëtare të NATO-s." theksoi Vasili