Rama thirrje kryebashkiakëve: Mandati i tretë i PS kërkon përkushtim të 3-fishtë për t’i shërbyer…

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar se mandati tretë i Partisë Socialiste do kërkojë një përkushtim të trefishtë për t’i shërbyer popullit.
Duke folur gjatë një takimi të thirrur me urgjencë në kryeministri pas arrestimit për korrupsion të kreut të Bashkisë së Lushnjës, zoti Rama tha se “Arsyeja e parë themelore se pse ju thirra është që ju të gjithë t’i vini gishtin kokës se mandati jonë i tretë kërkon një përkushtim të trefishtë për t’i shërbyer popullit”.
Kush luan me taksat e shtetit dhe kush fuat duart në xhepat e qytetarëve do jetë vetëm, i vetëm me avokatin personal dhe përballë drejtësisë.