E Enjte, 5 Nëntor 2026

Shkarkimi i Tushes, Basha: Rama s’mund të lajë duart me një kryebashkiak të korruptuar!

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha komentoi shkarkimin e kryebashkiakut të Lushnjës, Fatos Tushe nga qeveria, pas arrestimit nga SPAK pak ditë më parë. Në një postim ironik në rrjete sociale zoti Basha shprehet se Rama mund të lajë duart me një kryebashkiak të korruptuar, por shqiptarët e dinë mirë se peshku qelbet nga koka.“Mund të lash duart me një kryebashkiak të korruptuar apo të bësh ‘koka turku’ bedelët e tu në atë sallë, por shqiptarët e dinë mirë se peshku qelbet nga koka!”, shkruan lideri demokrat Basha në një postim në Facebook i cili shoqëron postimin edhe me një foto , ku tregohet se Shqipëria është vendi i dytë në botë me shifrat më të lartë të ryshfetit.


Ndërkohë më herët Kryeministri Rama tha sot se “kryetari i bashkisë Lushnjë do të shkarkohet nga detyra dhe do të përjashtohet nga PS, masa këto që do të rishikohen vetëm nëse në fund të procesit del i pafajshëm”.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›