E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama thirrje për dialog, nxjerr karriget para Kryeministrisë! Protestuesit refuzojnë, i lënë mbishkrimin: Jep dorëheqjen

Pas shtatë ditësh protestash të dhunshme, përplasjesh me policinë dhe sulmesh ndaj institucioneve, kryeministri Edi Rama u ka bërë sërish protestuesve thirrje për dialog. Me një akt simbolik, para godinës së qeverisë janë vendosur karriget e Kryeministrisë me pankartat “dialog”

Por përgjigjja e protestuesve ka qenë e menjëhershme. Në një letër të vendosur mbi njërën prej karrigeve, ata kanë shkruar mesazhin “Jep dorëheqjen”, duke i kërkuar largimin nga detyra kreut të qeverisë.

Kryeministri Edi Rama e përsëriti edhe dje thirrjen për dialog, por, siç e ka bërë të qartë, nuk pranon të ulet në tryezë me personat që ushtrojnë dhunë. Kreu i qeverisë ka theksuar se është i hapur për të dëgjuar kërkesat e protestuesve paqësorë, ndërsa ndaj atyre që përfshihen në akte dhune ka paralajmëruar masa të ashpra ndëshkuese.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›