E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama uron Kurban Bajramin: Ditë e bekuar, natë e ndritshme

TIRANË, 27 maj /ATSH/ Kryeministri Edi Rama uroi mbrëmjen e sotme besimtarët myslimanë për festën e Kurban Bajramit.

Rama ndau pamje nga festa në xhaminë e Tiranës, teksa shkroi “Ditë e bekuar, natë e ndritshme. Gëzuar Kurban Bajramin”.

Kurban Bajrami do të falet mëngjesin e sotëm në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, Tiranë.

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë njoftoi se, pas hapjes së programit, hafiz Enes Hyka do të lexojë Kuranin.

Ndërsa më pas kryetari i KMSH-së, Bujar Spahiu do të mbajë fjalën përshëndetëse.

Ceremonia do të vijojë me mbajtjen e një ligjërate nga nënkryetari i KMSH-së, Taulant Bica dhe me faljen e namazit të Bajramit, të kryesuar nga kryetari i KMSH-së, Bujar Spahiu

Hutbeja e Bajramit do të kryhet nga myftiu i Tiranës, Bilal Teqja.

KMSH bën të ditur se pritjet tradicionale me rastin e festës së Kurban Bajramit do të zhvillohen në selinë e KMSH-së, nga ora 09:00 deri në orën 12:00.

Kurban Bajrami është festa që simbolizon, midis të tjerash, sakrificën sublime të babait të profetëve, Ibrahimit a.s. Me emrin e kësaj feste janë të lidhura ngjarje madhore që kanë ndryshuar rrjedhën e historisë, si: rindërtimi i Qabes, haxhi, emërtimi “mysliman”, etj.

/gj.m/r.e/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›