E Enjte, 5 Nëntor 2026

Rama uron besimtarët myslimanë për Kurban Bajramin

TIRANË, 16 qershor/ATSH/ Besimtarët myslimanë festojnë sot Kurban Bajramin, ndërsa që në orët e para të mëngjesit i janë drejtuar xhamive për të falur Namazin.

Kryeministri Edi Rama uroi sot besimtarët myslimanë me rastin e kësaj feste të rëndësishme në fenë islame.

Kurban Bajrami është festa që simbolizon, midis të tjerash, sakrificën sublime të babait të profetëve, Ibrahimit a.s. Me emrin e kësaj feste janë të lidhura ngjarje madhore që kanë ndryshuar rrjedhën e historisë, si: rindërtimi i Qabes, haxhi, emërtimi “mysliman”, etj.

Kurbani paraqet materializimin e nijetit dhe të gatishmërisë, që në emër të Allahut të flijohet. Përveç aspektit shpirtëror të kurbanit, është i rëndësishëm edhe aspekti social i tij, ndihma për atë që nuk ka, në mënyrë që të gjithë së bashku të festojmë këtë festë islame.

/m.m/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›