E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama uron besimtarët ortodoksë

TIRANË, 12 prill/ATSH/ Kryeministri Edi Rama uroi sot besimtarët ortodoksë me rastin e festës së Pashkës.

Rama zgjodhi të përcjellë urimin e tij të shoqëruar me një foto simbolike të kryqit.

“Në këtë mëngjes të bekuar ju uroj gëzuar Pashkën Ortodokse”, u shpreh ai.

Në të gjithë vendin, besimtarët ortodoksë kremtuan në mesnatë ngjalljen e Krishtit përmes meshës së Pashkës, një nga momentet më të rëndësishme të kalendarit liturgjik.

Kjo festë simbolizon ringjalljen e Jezusit të Nazaretit, tri ditë pas kryqëzimit të tij, duke përfaqësuar rilindjen e shpresës, forcimin e besimit dhe triumfin e jetës mbi vdekjen.

/r.e/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›