Rama viziton 16 vjecarin e plagosur

Kryesocialisti Edi Rama vizitoi në Spitalin Ushtarak, 16 vjeçarin e plagosur dje me thikë pranë qendrës “Kristal”, në pragë të fillimit të një takimi elektoral të kreut të PS-së.
Rama akuzoi LSI-në për acarimin e situatës në pragë të zgjedhjeve të 8 majit.
“Meta dhe Berisha synojnë të mbajnë me dhunë pushtetin që të vazhdojnë të vjedhin. Nëse ata duan të fitojnë diçka, duhet ta bëjnë me votë”, tha kreu i PS-së.