E Shtunë, 31 Tetor 2026

Holtkemper: Në Shqipëri mungon vullneti politik

Ambasadorja gjermane në Tiranë, Carola Muller-Holtkemper është shprehur e shqetësuar për incidentet e fundit paraelektorale në Shqipëri. Në një intervistë për Deutche Velle ambasadorja theksoi se fushata elektorale duhet të zhvillohet në mënyrë të ndershme dhe e bazuar mbi argument

Duke iu referuar kërkesave për ndryshimin e kodit zgjedhor ambasadorja gjermane theksoi se kodi i pandryshuar, nuk është problemi kryesor për cënimin e cilësisë së votimeve në zgjedhjet e 8 majit.
 

“Problemi kryesor është mungesa e vullnetit për të zhvilluar dialog dhe mungesa e vullnetit për mirëkuptim reciprok,” tha ambasadorja Holtkempe, duke shtuar se pritshmëria e ndërkombëtareve nga partitë politike është “ është zhvillimi i një fushate elektorale të ndershme, një ditë votimesh me sukses dhe një proces të numërimit të votave dhe gjithçka që vjen më pas tejet transparente theksoi ambasadorja”
 

Ambasadorja shprehu zhgënjimin e saj dhe në lidhje me moszbatimin e kuotave të pjesëmarrjes së gruas në listat e kandidatëve për zgjedhjet vendore.

“Janë gjithsejt 17 femra të cilat kandidojnë për 384 vënde të tilla.... Për këtë mosrespektim të kuotës 30 përqind shtabet e partive do të duhet të paguajnë një gjobë financiare, por realisht ky detyrim është minimal.”- tha ambasadorja duke u bërë thirrje grave se duhet të jenë ata që të duhet të luftojnë për të rifituar pozicionet e tyre brenda dhe jashtë partive pjesë e së cilës ato janë.
 

“Sigurisht nuk ka ndodhur ndonjëherë që dikush në mënyrë vullnetare të lëshojë pushtetin që ka në dorë. Por gratë duhet të luftojnë për këtë dhe duhet të kuptojnë më në fund se ato janë një faktor i rëndësishëm në zhvillimet politike të një vendi”, tha ambasadorja gjermane.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›