E Martë, 3 Nëntor 2026

Rama viziton anijen “Amerigo Vespucci”, shkëmbejnë dhurata simbolike me ministrin italian

TIRANË, 8 prill /ATSH/ Anija italiane me famë botërore, “Amerigo Vespucci”, e konsideruar si ndër anijet më të bukura në botë, është ankoruar sot në Portin e Durrësit dhe do të qendrojë deri më 10 prill.

Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu si dhe nga ministri Italian i Mbrojtjes Guido Crosetto vizituan nga brenda anijen “Amerigo Vespucci”, e konsideruar si ndër anijet më të bukura në botë, e cila është ankoruar në Durrës.

Në përfundim të turit në anijen historike, kryeministri Edi Rama dhe ministri Italian i Mbrojtjes Guiod Crosetto shkëmbyen edhe disa dhurata simbolike ndërmjet tyre.

Sot u nënshkrua edhe marrëveshja e Mirëkuptimit mes shoqërisë Fincantieri dhe shoqërisë shqiptare “KAYO”, e cila shënon nisjen e bashkëpunimit për sipërmarrjen e përbashkët në industrinë ushtarake navale. Po ashtu u nënshkrua Letra e Qëllimit për kalimin e anijes ushtarake patrulluese “Libra” në përdorim të Forcës Detare Shqiptare.

1 nga 6

/a.f/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›