E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Rama viziton komunitetin arbëresh në Kalabri: Të njohim nga afër njëri-tjetrin

Kryeministri Edi Rama ka vizituar Kalabrinë ditën e sotme ku është ndalur në Eparkinë (provinca arbëreshe e kishës ortodokse) arbëreshe të Ungros që siç thekson kreu i qeverisë është province e cila “ruan me krenari rrënjët dhe identitetin tonë”.

Në fjalën e tij para mikpritësve arbëreshë, kryeministri Rama theksoi se vizita e tij në këtë zonë është edhe një mundësi për të parë nga afër komunitetin arbëresh në Itali për t’u njohur më nga afër me të.

Ai vuri në dukje se është shumë e rëndësishme që si komuniteti arbëresh por edhe të gjithë shqiptarët që vizitojnë zonat e arbëreshëve në Itali të njohin dhe ndihmojnë njëri-tjetrin duke vlerësuar historinë dhe traditën.

“Dua t’ju falënderoj për mikpritjen dhe për këto momente të veçanta. Jemi falënderues për këtë pritje, kjo është një mundësi që të njihemi edhe më shumë nga afër dhe mund të dëgjohemi dhe kuptohemi se si mund të bëjmë më shumë gjëra bashkë, se si mund të ndihmojmë njëri-tjetrin ashtu siç e thatë po aq mirë edhe ju vetë.

Dua të them që për ne është shumë e rëndësishme për të mësuar historinë tonë, përvojat tona dhe opinionet tuaja mbi aktualitetin mbi vendin ku jetoni sepse është e vërtetë që e njohim historinë e arbëreshëve por, tjetër gjë është të njohësh nga librat apo me të dëgjuar, edhe një herë faleminderit! Është një nder dhe një kënaqësi e veçantë”, u shpreh Rama.

Nga ana e tij, peshkopi i Eparkisë Donato Oliverio shprehu falënderimet për vizitën e kryeministrit Rama duke e cilësuar vizitën e tij si një mënyrë për forcuar lidhjet me Shqipërinë. 

“Mirë se na erdhe Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama në Eparkinë tonë arbëreshe bizantine të Ungrës në Kalabri. Ardhja juaj është një ditë e lumtur për të gjithë arbëreshët sepse na forcon lidhjet me Nënën Shqipëri” – u shpreh Peshkopi i Eparkisë Donato Oliverio.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›