E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama-vlonjatëve: Asnjë kokërr vote për Arben Malajn, shpëtimi është PS-ja

ramaVlorë- Duke folur me banorët e Llakatundit të Vlorës, kryesocialisti Edi Rama u kërkoi që të mos votojnë kandidatin e pavarur, Arben Malaj, duke theksuar se vota e vetme që duhet ti japin të majtës është ajo me numrin 29, për PS-në.

Vlonjatëve i them që Malajn mbajeni mik, hapini dyert e shtëpisë dhe dëgjojeni, por vota e vetme që ndryshon Vlorën e Shqipërinë është ajo për Partinë Socialiste. Asnjë kokërr vote për Arben Malaj, nuk ka rrugë tjetër për të zgjidhur problemet vetëm PS. Kjo nuk është një çështje miqësie, është një investim për të ardhmen. Është një investim për një jetë më të mirë, për punësim, investim, për rrugën, ujin, vaditjen, naftën më të lirë që nuk i keni, deklaroi Rama.

Teksa premtoi se brenda 2 viteve të para të mandatit qeverisës do të përfundojë reformën e plotë të tokës, duke i dhënë certifikatën e pronësi cdo pronari.

Do japim pronësinë, do bëjmë transparence të plotë me pronën posacërisht ne bregdet. Brenda 2 vite të para të mandatit qeverisës do të përfundojmë reformën e plotë të tokës, duke iu dhënë certifikatën e pronës në dorë. Marrja e tokës nga familjet e pafuqishme të fshatit që trajtohen si të ishin bujkrobër nga disa kryetarë komunash dhe kalimi i tokës për hesapet e tyre tek të afërm tek miq partie biznesmenë, me ca kontrata skandaloze në dëm të zhvillimit nuk do të tolerohet. Ky katër vjeçar do të jetë kthimi i deputetëve në unë për të trajtuar këto probleme. Sot për sot, deti shfrytëzohet vetëm për të vendosur rekordet e notit të kryeministrit, në një sport që vetëm ai e luan, atë të qëndrimit sa më gjatë në ujë, tha Rama.

Gjithashtu Rama premtoi shitjen e naftës 35% më lirë për fermerët, heqjen e TVSH-së për makineritë bujqësore dhe nxitjen e punësimit, nëpërmjet politikave që do të ndërmarrë një shtet në krah dhe jo mbi kokën e shtetasve të tij.

Rama në Kaninë:

Nga Kanina e Vlorës, lideri i opozitës Rama deklaroi se mungesa e shtetit është ajo që i bën njerëzit të jetojnë në varfëri e papunësi në një vend që siç tha ai, është plot burime natyrore.

Kanina është një mrekulli e Zotit dhe kur sheh varfërinë dhe papunësinë e banorëve të këtij vendi thua si ka mundësi që të lindësh në një vend me kaq bukuri e pasuri e të bashkëjetosh me varfërinë e papunësinë. Ka vetëm një përgjigje: sepse nuk ka shtet!

Ai shtoi: Kjo fushatë nuk është ballafaqim për të zgjedhur midis dy palësh, kjo është një fushatë dhe një votë për të vendosur nëse do të vazhdojmë pa shtet apo do ndërtojmë shtet për të sjellë ujë në rubinet sepse është turp që në një vend si Shqipëria nuk ka ujë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›