E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Rama përdhos rilindasit e kombit. Do krijojë monopolin e ushqimit

berishaaaPërmet- Kryeministri i vendit Sali Berisha e ka nisur të dielën me aktivitetin elektoral në qytetin e Përmetit ku ka ftuar qytetarët të votojnë PD-në siç tha ai, për një Përmet të zhvilluar dhe njkë Shqipëri të zhvilluar.

Duke u dhënë arsye qytetarëve se përse duhet të mbështesin përsëri Partinë Demokratike Berisha theksoi se në ndryshim nga Partia Socialiste para tetë vitesh, qeveria në Përmet ka investuar shumë, si kudo në të gjithë vendin.

Çfarë investuan 8 vjet më parë socialistët e cfarë realizuam bashkë këto 8 vite? Së bashku këto vite kemi vendosur Shqipërinë më aleancën e kombeve të lira të Evropës e botës, po bëjmë çdo gjë që qytetarët në fshat të kenë infratulkturë evropiane të qyteteteve, dyfishuam pensionet në fshat, rritëm rrogat e infermierëve e mësuesve, kemi formosur akte madhore të historisë tonë kombëtare që kanë ndryshuar për mirë jetën e qytetarëve,- tha Berisha.

Ndërsa injoroi alterantivën tjetër, Berisha akuzoi Ramën se po përdhos rilindasit duke shpallur siç tha Berisha, veten e tij dhe Tom Doshin, Gramoz Ruçin e të tjerë, si të tillë.

Këtu nga sheshi i Frashërlinjve gjenialë do t’i them dy fjalë, vetëshapallja juaj për rilindas, shpallja e Tom Doshit për Sami Frashër e Gramoz Ruçit si Naim Frashër e Anastas Angjelit si Koto Hoxhi, ska fyerje më të rëndë për ta, ky është një provokacion i pandershëm i padrejtë që prek jo vetëm përmetarët, por shqiptarët në të katër anët e rajonit e botës që panë te rilindasit e tyre shenjëtorët e identitetit të tyre kombëtar. ndaj edhe hiq dorë mos ja përdhos rilindasit kombit me Tom Doshër Anastaa Angjelër Fiodl Yll e veten tënde, bëj alternativën tënde që ska gjë tjetër përveç sharjeve, shpifjeve trillimeve çdo orë e çdo ditë,- theksoi kryeministri.

Sipas tij, 2 janë gjërat e rrezikashme të alternativës së opozitës: rritja e taksës, shoku Rama shpall se taksa e të dhjetave do ta zëvvendësojë me taksën progresive që ishte në fuqi para 2005-ës, kanë origjin manifestin e komunizmit Rreziku i dytë i madh, me këtë taks frenon bizneset, largon invetsitorët, bllokon investimet, ne ja dolëm me taksa të ulëra të marrin 4 mld dollarë investime, të punësojmë dhjetra mijëra shqiptarë, të rriten bizneset e vogla, të mesme e të mëdhapremtimi i dytë i shokut të autobusit mavi është se do heqim TVSH-në për grurin e importuar, vajin, miellin e importuara, vezë e qumësh, kjo dmth.. monopolet e ushqimeve janë më fitimprurëse e do vendosen monoploet e partisë e do mjerohen fermerët shqipatrë,- theksoi Berisha.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›