Rama:1 vjetori në NATO gjen vendin në protestë

1-vjetori i Shqipërisë në NATO e gjen Shqipërinë në protestë pasi liria e demokracia po kërcënohen. Në takimin me gazetarët, kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama deklaroi se sot 1 vit pas hyrjes në NATO populli opozitar është në protestë. "1 vit pas NATO-s populli opozitar proteston pasi liria, drejtësia, demokracia dhe ekonomia janë në kërcënim të përditshëm", u shpreh Rama.
Sipas Ramës 1-vjetori i NATO-s e gjen vendin në një bilanc negativ edhe sa i përket ekonomisë. "Sot qindra vende pune po digjen. Ekonomia do përfshijë në kolaps gjithë shoqërinë. Shifrat e papunësisë janë rrënqethëse", theksoi ai.
Duke iu referuar edhe një herë protestave, kreu i PS-së theksoi se protestat janë në rendin e ditës. "Protestat janë instrumenti në duart e popullit për të ndalur një të tatëpjetë që mund të bëhet e pandalshme pasi ekonomisë i janë hequr elementët e sigursië që i garantojnë asaj stabilitet. Ne jetojmë në një ekonomi dhe demokraci të rrezikuar", shtoi ai.
Lidhur me konfliktin më të fundit të Bashkisë së Tiranës me qeverinë për sheshin "Skënderbej", Rama tha se Berisha çdo ditë gjen nga një arsye për të ngatërruar edhe më shumë çështjet e vendit.