OST: Fieri, Vlora dhe Durrësi sot pa energji elektrike
Fieri, Vlora dhe Durrësi janë sot pa energji elektrike. Operatori i Sistemit të Transmetimit njofton se energjia do të mungojë në këto tre qytete nga ora 09- deri në orën 17:00 të pasdites.
Shkak për këtë situatë është remonti që po kryhet nga Operatori i Sistemit të Transmetimit në linjën 220 kilovolt Elbasan-Fier.