Rama:Ndërtimet abuzive në bregdet një kancer agresiv. Policia e Shtetit në krye
Kryeministri i zgjedhur Edi Rama mbetet i vendosur për rrafshimin e çdo ndërtimi abuziv që cenon perspektivën e bregdetit shqiptar. Përmes faqes së tij zyrtare në rrjetin social Facebook, Rama thekson nevojën e një operacioni të gjerë e të thellë kundër ndërtimeve abuzime në bregdet, që siç shprehet ai, janë një kancer agresiv në veprim.
Sipas Ramës, Policia e Shtetit do të jetë në krye të këtij operacioni.
Ndërtimet abuzive në bregdet një kancer agresiv në veprim! Duhet një operacion i gjerë e i thellë. Policia e Shtetit në krye!- shkruan Rama.
Pak javë më parë, në një takim me kryetarët e bashkive dhe deputetët socialistë të zonave bregdetare, Rama theksoi se: Çdo karabina e ndërtuar deri tani duhet shembur. Ata që kanë cenuar detin, duhet ti çohen prokurorisë. Çdo gjë e ndërtuar pa leje që cenon perspektivën e zonës bregdetare, duhet rrafshuar. Në aspektin afatgjatë, duhet një ndërhyrje në ligj qoftë në mënyrën si do menaxhohen hapësirat publike, qoftë si do garantohet që cikli i ndërtimeve pa leje të jetë një cikël i mbyllur.