Rama:Ndryshimet në rregullore, grusht shteti ndaj drejtësisë

Kryetari i PS-së Edi Rama e ka cilësuar si një grusht të mirëfilltë shteti kundër drejtësisë miratimin e djeshëm të ndryshimeve në rregulloren e Kuvendit.
Gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët Rama ka theksuar se opozita do të reagojë me të gjithë forcën e nevojshme ndaj këti grushti shteti. Sipas tij reagimi i opozitës do të diskutohet dhe do të formulohet nga grupi parlamentar i PS-së por theksoi se ky reagim do të jetë i barazvlefshëm me aktin brutal të mazhorancës.
Kjo sipas Ramës do të jetë si shprehjes e filozofisë të opozitës ndaj këtij pushteti i cili sipas tij kërkon ta kthejë Shqipërinë në një mbretëri të pashpallur por që opozita nuk do ta lejojë.
Ndërkohë Rama ripërsëriti se nëse nuk do të ketë zgjidhje të krizës politike opozita do të nisë sërish protestat se saj të cilat sipas tij do të rimarin rrugën e përshkallëzimit.
Ai gjithashtu theksoi se pa transparencën e zgjedhjeve nuk do të ketë asnjë kompromis me maxhorancën duk i bërë thirrje kësaj të fundit për t'u ndërgjegjësuar dhe të angazhohet në zgjidhjen e krizës.
Ndërkohë Rama i është referuar rezolutës të Parlamentit Europian për Shqipërinë duke theksuar se kjo rezolutë i bën thirrje palëve të zgjidhin krizën politike. Sipas tij në këtë rezolutë Parlamenti Europian i bën apel palëve që të bien dakort për një ndëmjetësim duke ftuar antarë të Këshillit të Europës ose PE-së.
"Rezoluta e PE-së nënvizon shkallën e lartë të informalitetit ekonomik, shkallën e madhe të papunësisë dhe vëren rritjen e borxheve theksoi Rama duke shtuar se borxhet janë plagë që hapen çdo ditë e më shumë me një kosto të madhe për të ardhmen.
Më tej Rama theksoi se kjo projekt/rezolutë është shprehja e plotë e problemeve të cilat sipas tij shqetësojnë shqiptarët.