Huff: Transparenca lufton korrupsion në Shqipëri
Mënyra e luftës ndaj korrupsionit në drejtësi mund të bëhet vetëm përmes transparencës. Kjo ka qenë deklarata e shefit të programeve të USAID, Sean Huff, gjatë një takimi me ministrin e drejtësisë Bujar Nishani , shefin e KLD-së Kreshnik Spahiu dhe përfaqësues të tjerë të fushës së drejtesisë, në përfundimin e projektit të USAID-it për shtetin ligjor në Shqipëri. Huff është shprehur gjithashtu se rënia e besimit të publikut është për t'u shqetësuar dhe se gjykatat duhet të jenë të hapura.
Ndërkohë Ministri i Drejtësise Bujar Nishani u shpreh se reforma në drejtësi dhe forcimi i pushtetit gjyqësor është prioriteti kryesor i ministrisë së drejtësisë.
Projekti i USAID për Shtetin Ligjor në Shqipëri, i cili filloi në janar të vitit 2008, prezantoi rezultatet e punës se tij për përmirësimin e performancës dhe përgjegjshmërinë në 10 gjykata në Shqipëri, si dhe fuqizimin e Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive.