E Shtunë, 31 Tetor 2026

RamaPresidenti te zgjidhet me konsensus

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama deklaron se duhet që të gjithë palët të bien dakort që Presidenti i vendit të zgjidhet me konsensus.

"Jemi të vendosur të japim konsensus, në rast se vendosemi në pozitën e duhur. Kemi një kandidaturë të vendosur mënyrë të njëanshme", tha Rama, në një prononcim dhënë për 'Top Story', drejtpërdrejt nga selia e Partisë Socialiste.

Rama theksoi se përpjekja e Partisë Socialiste është konstruktive me qëllim arritjen e një konsensusi dhe se nuk kërkohet një president që të jetë mishërim i së majtës. "Nuk imponojmë një zgjedhje që ta verë në vështirësi palën tjetër. Ne kërkojmë mundësinë për arritjen e një konsensusi", tha Rama.
Zgjedhja e presidentit
Arvizu: Palët, përpjekje për një president konsensual
Presidenti, dështon edhe raundi i dytë
Berisha-Rama pa rezultat

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›