Rama:S'kemi frikë nga asnjë rrezik, jo tërheqje

Kryetari i opozitës Edi Rama deklaroi sot se nuk ka dhe nuk do të ketë tërheqje nga protesta dhe greva derisa të garantohet transparenca. "Kur një njeri i zakonshëm rri 10 ditë pa bukë dhe ndjen nevojën e jashtëzakonshme për liri dhe të drejta e dinjitet bëhet i jashtëzakonshëm", konstatoi Rama. Ne, vijoi ai, duam një Shqipëri ku vota të administrohet me transparencë të plotë.
Rama duke e cilësuar 9 majin si dita e triumfit mbi të keqen theksoi se sfida e opozitës është e ajo nuk ka frikë që të ketë të drejtë.
"Kjo çadër, u shpreh Rama, është simboli i sfidës së popullit opozitar. "Sfida jonë është se ne nuk pyesim për asnjë rrezik sepse ne nuk kemi frikë të kemi të drejtë", tha Rama.
"Duam një Shqipëri të çliruar nuk na mungon asgjë vetëm kutija e mbyllur e zgjedhjeve shtoi Rama duke shtuar se shqiptarët duan në vend me ku vota e tyre të jetë e lirë.
Sipas tij korrupsioni i ka rrënjët tek në kutitë e mbyllura dhe se kutitë mbahen të mbyllura pasi pushteti nuk ka ardhur nga populli.
"Ne duam një Shqipëri që të mos jetë e fundit në Ballkan theksoi Rama duke shtuar se Berisha ka filluar të presë shirita të rinj duke vazhduar se kryeministri nuk bën punët e Shqipërisë por punët e oborrit të pushtetit."Dje Sali Berisha bëri një inaugurim, inauguroi sërish një rrugë që e kishte bërë më parë. Tani ka vendosur të kthehet për të prerë shirita të rinj dhe me të do ketë shumë shirita por asnjë punë. Pushteti i Sali Berishës nuk bën punët e Shqipërisë por punët e oborrit të pushtetit", theksoi Rama duke shtuar se opozita kërkon një Shqipëri ku pushteti ti merret korrupsionit dhe ti jepet konkurencës dhe lirisë së çdo qytetari.