E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topalli: Shqipëria, një hap afër Europës

Nëntë maji, e njohur ndërkombëtarisht si dita e Europës solli në auditoret e Masterit të Studimeve Europiane, pranë Universitet të Tiranës, Kryetaren e Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli, e ftuar speciale mes studentëve dhe stafit akademik të këtij masteri.

Në fjalën e saj kryetarja e Kuvendit Topalli theksoi se "ishte 9 Maj 1950 kur Robert Shuman mban një fjalim të bazuar mbi idetë themlore të Zhan Monesë mbi atë që do të ishte Evropa e Bashkuar, ndaj dhe unë e konsideroj 9 majin një datëlindje të Evropës. 9 Maji është vërtet dita e Evropës, për të cilën ne shqiptarët kemi shumë për të thënë".

Duke folur mbi rrugëtimin e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian. Kryetarja e Kuvendit theksoi se që nga rënia e komunizmit në vitet 90', e deri më sot, nuk ka vend tjetër të ketë bërë një rrugë kaq të gjatë në një kohë kaq të shkurtër.

"Vetëm për një vit kemi ngjarje të jashtëzakonshme. Në prill të 2009-tës dorëzuam kërkesën për marrjen e statusit të vendit kandidat, më 28 qershor bëmë zgjedhjet më të mira që Shqipëria ka pasur, më 26 nëntor të 2009-tës mblidhet Këshilli dhe i kërkon Komisionit Europian, opinionin për statusin e vendit kandidat. Më 18 dhjetor 2009,
Komisioni dorëzon pyetsorin, pak javë më parë ne dorëzuam në Komison përgjigjet e pyetësorit, ndërkohë që ka ardhur raporti për liberalizimin e vizave, me vlerësimin "exelent", shkëlqyeshëm në të gjitha blloqet e këtij raporti dhe tashmë, pritet ajo që, ne shqiptarët kemi kohë që e presim, lëvizjen e lirë.

"Ne, shqiptarët e meritojmë anëtarësimin në Europë. Europa është shtëpia jonë". "Shqipëria, është sot një hap afër Europës", tha Kryetarja e Kuvendit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›