E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ramadani: Thaçi të harrojë Suharekën dhe Rahovecin

Sekretari i Përgjithshëm i AAK-së, Burim Ramadani, ka kërkuar nga lideri i PDK-së Hashim Thaçi, që të harrojë “marrjen” në nëntor të Suharekës, Rahovecit dhe komunave të tjera që janë qeverisur nga AAK-ja.

“Suhareka, Rahoveci dhe komunat e tjera edhe pas nëntorit do të vazhojnë të qeverisen nga AAK-ja”, tha Ramadani në emisionin Interaktiv, transmeton prizrenpress.

Lideri i PDK-së Hashim Thaçi në takimin e fundit në Suharekë ka kërkuar mobilizim për “marrjen” e fitores së AAK-së së në këtë komunë. Sekretari i AAK-së, Ramadani, ndërkaq tha se Suhareka dhe Rahoveci janë udhëhequr mirë nga AAK-ja./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›