Pranga për egjiptianin, tregtonte marihuanë

Njësia e hetimeve kundër trafikimit për narkotik ka arrestuar tre qytetar më shtetësi kosovare, njëri egjiptian njëri boshnjak dhe njëri rom. Deri tek arresti ka ardhur pasi tek të njëjtit janë gjetur dhe konfiskuar 2.9 gr. substancë e dyshuar për narkotikë.
Policia me urdhër të Gjygjtarit ka kontrolluar shtëpinë e të dyshuarit egjiptian dhe gjatë kontrollimit janë gjetur dhe konfiskuar gjashtëmbëdhjetë qese të mbushura me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë. Sipas Policisë pesha ka qenë rreth 59.3 gr,një qese e mbushur me kërcej të bimës kanabis Sativa me peshë rreth 7.3 gr,dy shishe me metadon, një shiringë i përdorur me tri gjilpëra ,një peshore digjitale.
Me urdhër të Prokurorit pas intervistimit i egjiptiani i dyshuari është ndaluar,ndërsa dy të dyshuarit tjerë janë liruar. Njësitet policore janë duke kryer hetime intenzive lidhur me këtë rast. Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 21:20 minuta, nw Pejw. /Indeksonline/