Raman ne Durres ne mbeshtetje te Vangjush Dakos

Kryesocialisti Edi Rama ka qene paraditen e sotme ne qytetin e Durresit ne mbeshtetje te kandidatit te Aleances per te ardhmen Vangjush Dako. Gjate takimit te tij me banore te Durresit Rama tha se me 8 maj gjithcka do te ndryshoje. Sipas Rames Saliu dhe mazhoranca ofrojne alternativen e bllokimit duke bllokuar me dhjetra investime publike me synim qe ti merzisin qytetaret dhe ti largojne ata nga Bashkia. Rama u ndal edhe tek sllogani i mazhorancesm sipas tij veprimet e ndermarra nga qeveria dhe deri tek Keshilat Bashkiake per bllokimin e punimeve hedh poshte slloganin e mazhorances. Sipas Rames ky slogan u shkon me shume atyre pasi ata jane te paret per te vrare dhe mashtruar. Ne fund te fjales se tij Rama nuk ka lene pa ironizuar kandidatin democrat Ferdinand Xhaferraj duke rikthyer ne vemendje gafen e ish ministrit te Kultures per eshtrat e Ismail Qemalit. Nderkohe ne fjalen e tij kandidati socialist Vangjush Dako i cili ka thene se as qeveria dhe as Keshilli Bashkiak nuk do tia dalin te bllokojne projektet dhe punen e Bashkise nderkaq ka ftuar qytetaret qe ne 8 maj te votojne per nje qytet ne zhvillim.
Kryesocialisti Rama mori pjese ne ceremonine e perurimit te sheshit Demokracia ne Durres.