E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama ne njesine nr.4 Beteja me varferine dhe papunesine

Njesia numer 4 ka qene minibashkia e radhes ku Kreu i PS njeheresh kreu i Bashkise ka zhvilluar takime me banore ne kuader te fushates elektorale per te kerkuar besim per Vait Kalane. Kalaja rikandidon per kreun e kesaj njesie ne 8 maj. Problemet per te cilat ankohen qytetaret nga njesia ne njesi jane te njejta rritje cmimesh pamundesi per te blere per te paguar fatura te kripura dhe zhvleresim i lekut. Rama ne bisede me nje grua te kesaj njesie i ka kerkuar qe ne 8 maj te jape dhe ajo voten pro rruges se vetme per Tiranen dhe gjithe Shqiperine Per te luftuar papunesine per te luftuar cmimet e rritura per te luftuar varferine ka vetem nje rruge duhet te largojme qeverine- tha Rama


Rama gjate takimeve ka theksuar se beteja e madhe nuk eshte elektorale por beteja me varferine papunesine.


Kryetari i PS edhe ne kete rast permendi faktin e indiferentizmit te pushteti ndaj halleve dhe problemeve te njerezve. Rama tha se ajo qe vjedh xhepat e shqiptareve si nje ligj i pashkruar eshte mbi te gjitha taksa e kusarise.


Ilacet i kane ngritur librat i kane ngritur te gjitha i kane ngritur sepse eshte taksa e kusarise. Kusaria ka taksen e vet qe nuk eshte e shkruajtur gjekundi por qe shkon tek xhepat e pushtetit.- tha ai



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›