E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ramos: Gjashtë pikë nuk janë shumë

Trajneri i Real Madridit, Juande Ramos, thotë se përpjekja e tyre për të fituar titullin është e pacenuar, pavarësisht barazimit të mbrëmshëm ndaj Atletico Madridit. Reali barazoi 1-1 në derbin e mbrëmshëm madrilen në Bernabeu, duke i lejuar Barcelonës të shtojë në gjashtë diferencën e pikëve, pas fitores ndaj Athletic Bilbao. "Tash janë gjashtë pikë dhe nuk është një diferencë shumë e çuditshme, dhe ata duhet të vijnë të luajnë në Bernabeu. Ka edhe 12 ndeshje deri në fund. Kjo nuk ishte një ndeshje vendimtare", ka thënë Ramos pas ndeshjes.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›