Lule dhe dhurata në ditën e 8 Marsit
Nëpër rrugët e Tiranës me dhjetra gra festojnë ditën e tyre. Lulet natyrale ka qenë dhurata më e preferuar, që i është bashkangjitur puthjeve urimeve dhe përqafimeve në rastin e kësaj dite. Më 8 mars, në shumë pika të shitjes së luleve në kryeqytet, është shënuar një rekord në shitjen e luleve, madje nuk kanë munguar dhe radhët.Por edhe burrat gjithashtu janë treguar shumë bujar në këtë ditë feste. Pavarësisht se në këtë ditë dhurohen dhurata nga më të ndryshmet, lulet natyrale janë ato më të preferuarat nga qytetaret e Tiranës. Perveç lules e cila zë vendin e parë në këtë festë, dhuratat e tjera që janë preferuar kanë qenë bizhutë dhe aksesorët e ndryshëm.