Ramush Haradinaj vizitë në Shkup për incidentet ndëretnike dhe fushatën e PDSH-së
04-03-2013 / Gazeta 55
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj zhvilloi sot një vizitë në Shkup ku u prit nga kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi dhe kandidati i PDSH-së në Çair, Muhamed Muja.
Vizita u realizua në ditën e parë të hapjes së fushatës parazgjedhore. Haradinaj tha se shqiptarët e Maqedonisë nuk duhet të dëshpërohen për zhvillimet e fundit, por të punojnë për të ndryshuar gjendjen, ndërsa kërkoi që në zgjedhjet e 24 marsit të mbështesin PDSH-në.
Haradinaj ka theksuar se kreu i PDSH-së, Menduh Thaçi është garanci dhe e ruan kondicionin dhe drejtimin. Ndërkohë, ky i fundit para të pranishmëve tha se është bindur që partia e tij nga zgjedhjet e 24 marsit do të dalë fituese.