Ramza, fshati që vizitohet në katër stinët e vitit

Malësia e Madhe, me pasuritë e saj të shumta turistike, po tërheqë një numër të kënaqshëm vizitorësh. Pushteti lokal këtë sezon është i fokusuar te pastrimi i territorit për të pritur sa më mirë turistët. Razma ka një ndryshim të madh me vitet e kaluara në pjesën e pastërtisë së territorit.
“Kjo është klima që i ka dhënë vetë Zoti. Njerëzit e pëlqejnë shumë. Klima është mjaft e mirë edhe për të sëmurët”, tha Pjerin Malotaj, punonjës i Shërbimeve Publike, Bashkia Malësi e Madhe.
“Nëpërmjet bashkisë së Malësisë së Madhe po e shihni si është pastërtia. Ne punojmë pa pushim për pastrimin. Razma është pikë turistike që frekuentohet nga e gjithë zona, vijnë edhe të huaj”, u shpreh Prel Ulaj, punonjës i Mirëmbajtjes së Mjedisit.
Janë të shumtë turistët, por edhe vizitorët nga qytete të ndryshme të Shqipërisë, që zgjedhin të kalojnë fundjavën në Razëm, apo edhe të shijojnë një drekë me produkte bio, karakteristike për malësinë.
“Bukuria ë këtij vendi nuk ka të përshkruar, ka ajrin më të mirë në të gjitha zonat malore”
“Kjo ofron natyrën, klimën e mirë”, thanë disa nga pushuesit.
Razma e deri sipër në Lepushë të Kelmendit po bëhen zona të rëndësishme turistike. Ato po frekuentohen nga turistët në të katër stinët e vitit
Gazetar: Mirsad Rakaj
/rtsh.al/