Prishtina mirepritet ultimatumin e KFOR

Qeveria e Kosovës mirëpret ultimatumin e KFOR-it dhënë serbëve të veriut që deri këtë të dielë të largojnë vullnetarisht barrikadat e vendosura në rrugët e asaj pjese.
Ministri i Brendshëm, Bajram Rexhepi, ka deklaruar gjatë së premtes se kjo është njëformë e drejtë, dhe ata që i kanë vendosur barrikadat në mënyrë vullnetare t’i largojnë. Por nëse kjo nuk bëhet, atëherë herët a vonë, sipas Rexhepit, do të fillojë lirimi i rrugëve.
“Ndoshta duhet të bëhet një presion edhe në Serbi që t'i urdhërojë apo udhëzojë ata që t'i heqin barrikadat, në mënyrë që këta njerëz që janë viktimë e grupeve Herët a vonë lirimi i rrugëve do të fillojë. Dëshira është, edhe e KFOR-it dhe e të gjithëve, që të mos përdoret forca dhe dhuna
Bajram Rexhepi
Ministër i Brendshëm i Kosovës të ndryshme kriminale më në fund të kthehen në normalitet. Dhe dëshira është, edhe e KFOR-it dhe e të gjithëve, që të mos përdoret forca dhe dhuna”, ka deklaruar Rexhepi.
Ndryshe, subjektet politike opozitare e kanë vlerësuar me nota të ndryshme kërkesën e KFOR-it drejtuar serbëve.
Në Lidhjen Demokratike të Kosovës kanë inkurajuar KFOR-in që të fillojë me largimin e barrikadave edhe nëse kjo nuk bëhet vullnetarisht.
“Inkurajojmë KFOR-in që ta cojë aksionin deri në fund. Dhashtë Zoti që ata të bandave të kenë të mbushur mendjen, nëse jo, atëherë KFOR-i duhet ta kryejë këtë punë, e cila është ekskluzivisht e KFOR-it. Ne shpresojmë dhe besojmë në vendosmërinë e KFOR-it, si një institucion garant i sigurisë në Kosovë”, ka deklaruar Ismet Beqiri, kryetar i grupit parlamentar të LDK-së.
Ndërsa në lëvizjen Vetëvendosje konsiderojnë se qeveria nuk duhet t’i varë shpresat në misione ndërkombëtare që kanë qëndrim neutral ndaj shtetit të Kosovës.
“Kjo për shkak se, në njërën anë baza e tyre juridike nuk është ajo që e njeh pavarësinë e Kosovës. Pra, ata e quajnë vetën neutralë karshi statusit të Kosovës meqë bazohen në rezolutën 1244. Dhe në anën tjetër, nuk mund të presim ne që shtetet e tjera t'i kryejnë punët Kosovës. Duhet të merremi vetë me ato punë”, është shprehur Visar Ymeri, kryetar i grupit parlamentar të Vetëvendosjes.
KFOR-i nëpërmjet një komunikate për media ka njoftuar për takimin e përfaqësuesve të vetë me zyrtarë serbë të komunave veriore, për largim vullnetar të bllokadave të rrugëve në atë pjesë.
Duke komentuar rezultatin e takimit, komandanti i KFOR-it, Erhard Dreës deklaroi se, “jemi duke i dhënë një mundësi poullatës vendore që gjatë kësaj fundjave të largojë bllokadat e rrugëve dhe të lejojë lëvizjen e lirë. Jemi të kënaqur me qëllimin e përfaqësuesve për të larguar bllokadat e rrugëve në mënyrë jokonfrontuese, që u shkon për shtat të gjithëve”.
Por, përfaqësues të strukturave paralele në veri kanë deklaruar se barrikadat kryesore nuk do të largohen nga rrugët derisa, siç kanë thënë ata, të mos gjendet “një zgjidhje” për vendkalimet kufitare Jarinjë dhe Bërnjak.
Madje, gjatë ditës së sotme, banorët serbë të veriut kanë vendosur barrikada të reja, në lagjen Kroi i Vitakut si dhe në rrugën në drejtim të lagjes “Kodra e Minatorëve”, ku banojnë kryesisht shqiptarë.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga Kosova KFOR: Asnjë ultimatum për barrikadat
Forcat paqeruajtëse të KFOR-it nuk u kanë dhënë serbëve të veriut të Kosovës asnjë ultimatum apo afat për heqjen e barrikadave, me të cilat kanë bllokuar rrugët. Progres-raporti, Thaçi paralajmëron ministrat
Kryeministri i Kosovës Hashim Thaci, paralajmëron ministrat e qeverisë së tij. Përformanca në punë do të vlerësohet mbi bazën e angazhimeve për tejkalimin e sfidave të përmendura në raportin e progresit të vitit 2011. Torturat, dënohet ish-luftëtari i UCK-së
Sali Rexhepi është shpallur fajtor me 5 vjet burg nga një trup gjykues i përbërë nga një gjykatës kosovar dhe dy të EULEX-it. Pacolli: Po mundohen të fshehin njohjet
Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Behgjet Pacolli ka denoncuar tentativat që sipas tij faktorë të caktuar po bëjnë për të fshehur kontributin e tij për njohjet e Kosovës.
Fyle: Serbia të përparojë në marrëdhëniet me Kosovën
Komisari Evropian, Shtefan Fyle, pas takimit me zyrtarët e Qeverisë së Serbisë, ka thënë se Bashkimi Evropian ka qenë i lumtur për rekomandimin për statusin e kandidatit për Serbinë.
Lajmet kryesore
Arvizu: 21 janari? Pres drejtësi
“Meta-Prifti, ekspertët amerikanë shumë të njohur”
Topi kthen ligjin e mbetjeve
Amnistia, nuk zgjatet afati
Partitë, si në vitin 1914
Gjykata e Lartë lë në burg Ilir Kumbaron