E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ranieri: Nuk ka asnjë problem me Totti-n

Trajneri i Roma-s, Claudio Ranieri theksoi në konferencën për shtyp përpara përballjes me Cesena-n, në plan për t`u luajtur nesër, se nuk ekziston asnjë problem me Totti-n në skuadër.
 

”Nuk ka patur kurrë ndonjë çështje Totti tek Roma. Fakti që u fut në lojë në katër minutat e fundit ndaj Sampdoria-s nuk ishte një mungesë respekti, por shenjë e besimit tek një kampion i madh, që mund të të ndryshojë ndeshjen brenda pak minutash”, deklaroi trajneri i kryeqytetasve.

”Kam një konsideratë shumë të madhe për kapitenin, por nëse do të mund ta bëja atë ndryshim, përsëri do ta bëja. Takimi ynë? Folëm, bëmë shaka dhe në fund u stërvitëm”.
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›