Pesha: Do fitojmë betejën ligjore
Në një kohë kur reagimet nga PS kanë qëne të shpeshta duke akuzuar ish zv/kryeministrin Ilir Meta, e ndërsa Meta në mbledhjen e Komitetit Drejtues Kombëtar ka folur për shpifjet e trillimet e video-përgjimeve, duke e drejtuar gishtin tek kreu i opozitës Edi Rama, tashme vjen në mbrojtje të tij dhe zv/sekretari i Përgjithshëm i LSI- së Besjan Pesha.
Jo vetëm kaq, por ndërsa Meta sot shprehu hapur se veprimi i tij i dorëheqjes nga pozicioni i zv/ kryeministrit ishte i domosdoshem për “integritetin dhe moralin”, Pesha sqaron se tashmë është më i fortë qëllimi për të fituar betejën ligjore dhe morale.
“PS është partia e spiunëve të Shqipërisë. Eshtë koha për dizinfektim. Ps është e infektuar nga parazitë e mafies” tha Pesha.