Ranieri: Toni, një armë më tepër për ne
“Ka punuar fort. Është një armë më tepër, të cilën duhet ta shfrytëzojmë në këtë pjesë të sezonit. Tashmë vjen më e bukura, por edhe më e vështira. Skuadra është në gjendje të mirë. Kaljari është një skuadër e fortë, por ne i dimë të gjithë grackat e tyre, jemi të përgatitur”, u shpreh Ranieri në konferencën e sotme për shtyp. Duke u rikthyer edhe një herë te Luka Toni, ai shtoi: “Nuk e prisja në gjendje kaq të mirë. Udhëtoi pas pushimeve të Vitit të Ri, u stërvit dhe po e merr veten. Natyrisht, nuk mund të ketë ritmin e të tjerëve, por ka lëvizur shumë dhe do të përshtatet menjëherë”. Megjithatë, trajneri verdhekuq shpreson ta shohë së shpejti në fushë kapitenin Toti: “Kur është në fushë, ai na jep jo vetëm mbështetje tekniko-taktike, por edhe mbështetje psikologjike. Është një lojtar thelbësor për ne”.