E Diel, 1 Nëntor 2026

Ranieri refuzon te komentoje kritikat e Tottit

Trajneri i Romes Claudio Ranieri ka ngritur supet rreth kritikave per taktikat e tij pas humbjes nga Bayern Munich ne Ligen e Kampioneve.

Francesco Totti kritikoi lojen e Romes dhe tha se Roma nuk mund te luaje me ne ate menyre pas humbjes prej 2-0 ne Allianz Arena.

Nuk di asnje per kete. Nuk kam lexuar asgje per te. Nuk dua te komentoj. Bukuria e sportit eshte se brenda tre ditesh ne fillojme perseri. Kam pasur shume momente si ky ne karriere ka thene Ranieri.

Nderkohe edhe Presidentja e Romes Rosella Sensi po ashtu ka shprehur mendimin e saj per rezultatin. Nuk jam e kenaqur por kam besim. Ishte nje ndeshje e cuditshme ka thene ajo.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›