Nga mbret ne shembull negativ kjo eshte renia e LeBron Xhejms
Vetem pak muaj me pare njihej me nofken The King ne te gjitha kuptimet. Te pasionuarit pas basketbollit e donin ishin te fiksuar madje e shikonin si idhull. LeBron Xhejms ishte i perzgjedhuri the chosen one njeriu qe i vetem e shnderroi Klivlendin ne nje prej skuadrave me te forta ne NBA. Por me pas ndodhi ajo qe askush ne Ohajo nuk e kishte imagjinuar i lodhur duke u renditur gjithmone i dyti LeBron mori valixhet dhe u bashkua me skuadren e Majamit. Marrja e ketij vendimi te rendesishem per karrieren si profesionist ka bere qe popullariteti i tij te bjere ne menyre te dukshme. Sipas Q Scores Company nje kompani amerikane qe merret me sondazhet rreth popullaritetit te shoqerive te ndryshme apo te personazheve publike Xhejms eshte bere sportisti i gjashte me i urryer ne SHBA. Perpara tij ndodhet nje tjeter yll i basketbollit amerikan Kobi Brajant. Ky i fundit e ka fituar pese here titullin kampion i NBA-se ndersa dy triumfet e fundit kane ardhur radhazi me L.A. Lejkers ne vitet 2009 e 2010.