E Hënë, 2 Nëntor 2026

Raphinha, dopio Lewa dhe Yamal: Barça, “poker” Dortmundit

Në ndeshjen e parë të çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve, Barcelona mposhti Borussia Dortmundin 4-0 dhe tani është me një këmbë në gjysmëfinale përpara ndeshjes së kthimit në Signal Iduna Park. Në stadiumin olimpik në Montjuïc, katalanasit ushtruan presion, dominuan dhe fituan ndeshjen.

Raphinha (25′) zhbllokoi sfidën, më pas Guirassy humbi mundësinë e barazimit dhe në pjesën e dytë të besuarit e Flick shkuan në tërbim, duke e vendosur fitoren në kasafortë falë një dopiete nga Lewandowski (48′ dhe 66′) dhe një goli i Yamal (77′) në kundërsulm.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›