E Diel, 1 Nëntor 2026

Rapidi: Ne nuk kemi manipuluarPresidenti i Rapidit, Rudolg Edlinger, ka theksuar për gazetën më të rëndësishme austriake, “Kurier”, se klubi i tij nuk ka të bëjë aspak me manipulimet

Rrjetet sociale:

Te Rapidi i Vjenës, skuadra aktuale e sulmuesit shkodran Hamdi Salihi, kanë mbetur jo pak të befasuar kur emri i rekordmenëve austriakë u përmend në ndeshjet e dyshuara nga UEFA si të trukuara, për shkak të klubit shqiptar, Vllaznisë.

Dy skuadrat u ndeshen në turin e dytë eliminator të Ligës së Europës, ku Rapidi fitoi në të dyja përballjet me rezultat të thellë: 5-0 në Vjenë (16 korrik 2009) dhe 3-0 në Shkodër (23 korrik 2009).

Drejtuesit më të lartë të Rapidit, përfshirë presidentin Rudolg Edlinger, kanë theksuar për gazetën më të rëndësishme austriake, “Kurier”, se klubi i tij nuk ka të bëjë aspak me manipulimet. “Rapidi nuk ka të bëjë aspak me manipulimet. Kjo çështje për ne është shumë e qartë”, - tha Edlinger, një ish-ministër i Financave në Austri.

“Është një enigmë, se si një bast funksionon. Shpresoj, që në të ardhmen pas çdo gabimi të portierit të mos thërrasim “është punë basti”. Pasi atëherë nuk mund të flitet më për futboll”.

Dy ndeshjet Vllaznia-Rapid i Vjenës janë pjesë e shtatë takimeve të listuara nga qeveria e futbollit europian, UEFA, të vendosura në hetim të mëtejshëm si të manipiluara nga mafia e basteve.

Për këto ndeshje kanë folur dhe lojtarët e Rapidit, të cilët përshkruajnë sipas mënyrës së tyre edhe përshtypjet nga dy takimet e fituara me kundërshtarin shqiptar, Vllazninë, duke theksuar se askush prej tyre nuk është manipuluar nga shqiptarët apo dikush tjetër.

Stefan Majerhofer, ish-sulmuesi i Rapidit të Vjenës, i transferuar në Angli te Volverhampton, pohoi se ai ndihet me të vërtetë i befasuar nga lajmi. “Nuk mund ta besoj. Kjo është një çmenduri!”, - citohet Majerhofer, vendi i të cilit të Rapidi u plotësua sulmuesi shqiptar Hamdi Salihi.

Stefan Majerhofer ishte lojtari që shënoi golin e dytë në fitoren 3-0 të Rapidit në Shkodër, përpara se ai, më 31 gusht të transferohej në Angli.

 “Ne nuk kemi dalluar asgjë në atë të takim. Për Rapidin fitorja ishte një detyrë. Më vjen shumë turp, që tani po flitet diçka e tillë. Ka njerëz që sërish dua të flasin për të hedhur poshtë meritat tona”.

Gjithsesi, në kujtesën e sulmuesit ka mbetur një detaj: “Në fitoren 5-0 në shtëpi, shqiptarët patën në pjesën e dytë probleme të mëdha me topat e lartë”.

Presidenti i Rapidit, Edlinger, pohoi se ka mbetur jo pak i befasuar edhe nga mikpritja që iu rezervuan atij dhe skuadrës austriake në Shkodër: “Delegacioni ynë së bashku edhe me një përfaqësues nga Vllaznia u prit nga kryetari i Bashkisë. Drejtuesit e klubit ishin njerëz shumë të mirë. Me vjen shumë keq, që pas kësaj ajo përshtypje pozitive të shkatërrohet kështu”.


Numri i klikimeve - 1792
  E Enjte, 26 Nentor 2009
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›