E Shtunë, 31 Tetor 2026

Raport kritik rreth Fukushimës

TOKIO- Në raportin paraprak rreth katastrofës bërthamore në Fukushima, komisioni i pavarur hetimor ka lëshuar kritika si qeverisë japoneze edhe firmës Tepco.
Raporti i komisionit të pavarur është në kundërshtim me hetimin e brendshëm të bërë nga firma Tepco. Kompania energjetike e kishte shkarkuar veten nga të gjitha përgjegjësitë për dëmet e shkaktuara si pasojë e cunamit dhe tërmetit të rëndë më 11 Mars 2011. Kurse ky komision i pavarur, por jo me fuqi detyruese ligjore konstaton, se kishte prova të mjaftueshme për mundësinë e një cunami të përmasave të mëdha, por se Tepco nuk ka marrë masa mbrojtjeje për arsye të kostove.

Në dokumentin prej 500 faqesh renditen disa probleme. Lista përfshin edhe komunikimin mes autoriteteve dhe Tepco-s. Pas marrjes në pyetje të 456 personave të përfshirë në këtë çështje, komisioni vë në dukje se qeveria nuk kishte lëshuar që në fillim një thirrje të qartë për evakuim, për shkak se nuk kishte përdorur programin kompjuterik për të simuluar kontaminimin radioaktiv.

Edhe objektet ndërtimore të vëna në dispozicion ishin të papërdorshme, sepse në qendrën e urgjencave thjesht ishte harruar që të instaloheshin filtrat e duhur në mënyrë që të mos depërtonte në ndërtesë ajër i infektuar me grimca radioaktive.

(er.nu/DW/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›