E Diel, 1 Nëntor 2026

20-vjetori i ndarjes nga jeta, homazhe Petro Markos

VLORE- Dhjetra intelektualë, shkrimtarë e qytetarë vlonjatë, anëtarë të Klubit të Shkrimtarëve “Petro Marko” dhe të Forumit të Shoqatës Atdhetare “Labëria”, nderuan sot kujtimin e shkrimtarit të madh Petro Marko, në 20 vjetorin e ndarjes së tij nga jeta.

Ata bënë homazhe dhe vendosën kurora e buqeta me lule në varrin e shkrimtarit dhe patriotit të madh, në vendlindjen e tij në fshatin Dhërmi, 60 km në jug të Vlorës. Ata u përkulën me nderim ndaj kujtimit të këtij njeriu të shquar që me veprën e tij ngriti në piedestal jo vetëm vendin e tij të lindjes, por gjithë Shqipërinë.

Shkrimtari Petro Marko ndërroi jetë në 27 dhjetor të vitit 1991, ndërkohë që demokracia shqiptare ishte në hapat e para. Ai është autor i mjaft veprave, mes të cilave spikasin romanet “Hasta la vista”, “Nata e Ustikës” etj. Petro Marko ka qenë vullnetar në Luftën e Spanjës, ku dha një kontribut të spikatur në brigadat internacionale që e mbrojtën këtë vend nga fashizmi.
(ma.ar/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›