Raporteret e KE: "Dosjet", probleme serioze kushtetuese
Pas takimeve te zhvilluara ne Shqiperi dy raporteret e KE-se kane perfunduar raportin e tyre lidhur me "Ligjin e Lustracionit" dhe ndjekjen e rezolutes se asamblese ne lidhje me ankesat mbi perberjen e delegacionit shqiptar. Per "Dosjet", dy raporteret mbeshtesin faktin qe te pritet mendimi i Komisionit te Venecias. Keshtu, dy Raporteret e Komisionit Evropian Jakko Lakso dhe David Wlshire, qe vizituan Shqiperine ne shkurt te ketij viti, publikuan dje raportin lidhur me faktet e mbledhura gjate vizites ne Tirane per "Ligjin e Dosjeve", situaten zgjedhore, shkarkimin e kryetarit te Asamblese Parlamentare te KE. Per sa i perket ligjit te "Dosjeve", dy raporteret, citojne deklaratat e mbledhura nga Kryeministri dhe Presidenti, por dhe opozita duke nenvizuar se per kete ligj nuk ka patur konsensus. Ata konkludojne se per Ligjin e Dosjeve, duhet pritur vendimi i Komisionit te Venecias, sikunder ka marre vendim edhe Gjykata Kushtetuese dhe eshte urgjente qe per hartimin e ligjit dhe zbatimin e tij te perdoren standarde evropiane. "Ligji kishte probleme serioze kushtetuese. Ky ligj kaloi me votat e maxhorances, pavaresisht se u kontestua nga nderkombetaret", thuhet ne raport. Rapoteret kerkojne qe per kete ligj duhet te konsiderohen standardet evropiane. "Duhet domosdoshmerish qe per kete ligj te plotesohen standardet evropiane", thuhet ne raport. Keshtu raporti i perfaqesuesve te Keshillit te Evropes thekson serish te njejtat probleme qe u vune re ne viziten e tyre ne Tirane ne mesin e muajit shkurt, kur kerkuan nga qeveria shqiptare reflektim per permbajtjen e ketij ligji. Gjithashtu raporteret nenvizojne se kur kane takuar Presidentin Topi lidhur me kete ligj ai u ka bere te ditur se ky ligj eshte shume me ndryshe nga ai qe vete Topi propozoi ne vitin 2006. Per zgjedhjet e ardhshme parlamentare, te cilat do te mbahen me 28 qershor 2009, ne raport nuk ka konstatime te medha, pasi sikunder thone raporteret nuk kane patur kohen e mjaftueshme per te mbledhur fakte nga te gjitha palet, pasi jane njohur me ndryshimet per Kodin vetem nga kreu i KQZ-se, megjithate mbeshtesin idene qe nje komision Ad-Hoc te mund te monitoroje procesin e pergatitjeve per zgjedhjet. S.P