E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prefekti i Janines: Minoritaret, me dyshtetesi

Prefekti i Janines, ka qene se bashku me kreun e PBDNJ, Vangjel Dule ne konferencen rajonale te arumuneve qe eshte mbajtur dje ne Fier. Nderkohe qe Dule ka riperseritur dhe njehere zhgenjimin nga koalicioni me PD, duke hedhur veshtrimin tashme per aleanca parazgjedhore. Ne nje interviste per gazeten "Koha Jone", Alekos Kakrimanis ka pohuar per marredheniet e mira mes politikes shqiptare e asaj greke, ai ka vizituar Shqiperine dhe Fierin, ku ka mbetur i mahnitur nga ndryshimet e realizuara. Ai ka vizituar Shen Kozmane dhe Ardenicen ku per kete te fundit ka pohuar se ne Ardenice Presidenti, Papulias ka nenshkruar heqjen e ligjit te luftes qe ekzistonte mes Shqiperise e Greqise.

Ne fjalen tuaj ne kete konference pohuat se vinit ne Shqiperi pas shume vitesh dhe pate nje ndryshim te madh, Cilat jane keto ndryshime?

Nuk mendoja se do te shikoja kaq shume ndryshime te medha, ne ato vende qe kalova, se bashku me stafin tim, por vecanerisht ne Fier. Keto ndryshime une i kam diskutuar edhe me kolegun tim Ksera dhe ai me ka thene se cdo gje ne Shqiperi po ndryshon, cdo gje po ndryshon per mire dhe kete une po e shoh vete me syte e mi. Kam vizituar Shen Kozman dhe Ardenicen, vendin ku Presidenti Papulias erdhi e nenshkroi heqjen e ligjit te luftes qe ekzistonte mes Greqise dhe Shqiperise.

Si e shikoni bashkepunimin politik mes Shqiperise dhe Greqise?

Bashkepunimi qe ekziston mes Shqiperise dhe Greqise ka ndikuar per mire, pasi minoritaret tashme kane dy shtetesi, ate greke dhe ate shqiptare. Kjo eshte gje e mire dhe tregon se gjerat kane bashkepunuar per mire. Kjo eshte shume e rendesishme ne bashkepunimin mes dy shteteve dhe pohoj se ky bashkepunim i mire mes nesh, do te duket "neser" kur do te japim "lejen" qe Shqiperia te hyje ne Bashkimin Evropian. Atehere c'do gje kuptohet fare lehte, se nuk do te kete kufij, do hyni ne Evropen e madhe dhe do te jete nje gje shume e mire per te dy shtetet tona

Si i keni marredheniet me kolegun tuaj Ksera, ne Gjirokaster?

Jane ne menyre te shkelqyer. Eshte nje mik i te dy zonave, si asaj shqiptare edhe asaj greke, Janina, te cilen une perfaqesoj. Ndihmojme njeri - tjetrin me sa mundesi kemi.

Cili eshte mendimi juaj per Himaren dhe Vasil Bollanon?

Zoti Bollano eshte nje njeri i shkelqyer. Ai ka ton te ulet bisedimesh, dhe eshte shume i komunikueshem. Une pohoj se vete Bollano me ka thene se cdo gje po ndryshon per mire. Per sa i perket Bollanos si kryetar i shoqates "Omonia", i ka marredheniet e mira me qeverine aktuale shqiptare. Per Himaren me ka thene se ka shume ndryshime, por qe jane per mire. Bisedoi: Xhemil Beharaj


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›