Raportet: Paneta do të bëhet shef i Pentagonit, Petraeus i CIA-s

Mediai amerikane raportojnë sot se drejtori i agjencisë CIA, Leon Paneta, do të bëhet sekretar amerikan i mbrojtjes, pas Robert Gejtsit, i cili tashmë ka thënë se do të tërhiqet këtë vit nga ky post.
Sipas këtyre raporteve, në të cilat citohen burime të paidentifikuara të administratës, shef i CIA-s do të jetë gjenerali Dejvid Petraeus, që aktualisht është komandant i operacioneve ushtarake në Afganistan.
Sipas mediave amerikane këto ndryshime do të bëhen këtë verë.