Raporti- Ne Maqedoni shkelen te drejtat e njeriut

Foto ilustruese
Shkup 20 korrik 2011 NOA- Ne Maqedoni kemi ngecje serioze te proceseve demokratike te cilat reflektohet ne disa pika kryesore konstaton raporti i fundit i Komitetit te Helsinkit.
Sipas KH-se pushteti ne Maqedoni po e frenon lirine e shprehjes duke ushtruar presion ndaj medieve te cilat me qasje kritike ndaj tyre.
Jane verejtur edhe shkelje te te drejtave sociale dhe ekonomike te qytetareve. Ne menyre skandaloze po shkelen ligjet dhe Kushtetuta dhe kjo po ndodh ne Parlamentin e Maqedonise sepse ne menyre te paligjshme po intervenohet ne Kushtetute. Kurse shkelje me flagrante te te drejtave te njeriut jane verejtur tek te ashtuquajturat raste gjyqesore Merimanga Sopoti Metastaza si dhe burgosja e Lube Boshkovskit thuhet ne raport.
Raporti bene te ditur se gjendja ne paraburgim dy muajt e fundit ishte e barabarte me denimin.
Kryetari i KH-se Osman Kadriu deklaroi se institucioni qe drejton ai posedon informacione se trajtimi i personave ne paraburgim ne raste te caktuara eshte i kundraligjshem.
Kemi informacione dhe njohuri te bazuara se ne baze te disa veprimeve konkrete te cilat ndermerren nga autoritetet brenda burgut ndaj te burgosurve kemi shkelje te te drejtave te njeriut me rast vihet ne pikepyetje shendeti dhe ne disa raste jeta e ketyre njerezve tha Osman Kadriu Komiteti i Helsinkit .
Sipas Komitetit menyra e vetme per te penguar shkeljen e te drejtave te njeriut eshte zbatimi i procedures se pergjegjesise.
Nderkohe ka pasuar edhe reagimi i partise me te madhe ne pushtet VMRO-DPMNE e cila permes nje komunikate per shtyp ka demantuar pohimet e KH-se.
Ne pese vjetet e fundit kjo qeveri jo qe nuk ka mbyllur asnje medium por perkunder kesaj ne ate periudhe jane hapur nje numer i madh i medieve elektronike dhe atyre te shtypura. Rasti Merimanga nuk eshte rast politik por i paster gjyqesor dhe nese mediet nga rasti Merimanga arrin ti zbusin borxhet e tyre ndaj shtetit ata pa pengesa do vazhdojne me pune thuhet ne reagimin e VMRO-DPMNE-s.
Nga kjo parti theksojne se KH po punon per te kenaqur partnerin e tij politik LSDM-ne.
INA/NOA