E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrestimi i Haxhiçit, OKB përgëzon Serbinë

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Mun, përgëzoi autoritetet serbe për dorëzimin e Goran Haxhiçit, të akuzuarit për krime lufte në Kroaci gjatë vitetve 1990.

Ban përgëzoi presidentin serb Boris Tadiq dhe autoritetet në Beograd “për lidershipin që i dha fund pandëshkueshmërisë së atyre që kanë kryer shkelje serioze të ligjit ndërkombëtar humanitar”.

Haxhiç, ishte i arratisuri i fundit në mesin e 161 të kërkuarve nga Tribunali Ndërkombëtar për Krime në ish Jugosllavi.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›