Raporti / Prinderit shqiptare. indiferent ndaj shkolles
Shkolla eshte e fokusuar ne edukimin e femijeve dhe jo ne pergatitjen e tyre si qytetare te ardhshem
Prinderit jane me te shqetesuar per notat e femijeve dhe jo per zhvillimin e pergjithshem te tyre
Prinderit shqiptare jane indiferente ndaj institucionit qe meson femijet e tyre - eshte perfundimi i Terre des homes nje organizate jofitimprurese europiane qe mbron te drejtat e femijeve.
Ne bashkepunim me Qendren e Zhvillimit Njerezor kjo organizate ka zhvilluar nje seminar trajnues me 61 drejtore shkollash me teme Forcimi i bashkepunimit mes prinderve dhe shkolles dhe Mbi promovimin e mbrojtjes se te drejtave te femijeve. Gjate ketij seminari ceshtjet me te nxehta qe u konstatuan nga Terre des homes kishin te benin me bashkepunimin e dy institucioneve me te rendesishme qe merren me formimin e femijeve familja dhe shkolla.
Keshtu u konstatua se familja shqiptare eshte nje strukture me pak e organizuar dhe e perpunuar ne krahasim me institucionin e shkolles. Ne kete tablo prinderit luajne nje rol kryesor ne edukimin e femijeve te tyre pa marre parasysh ketu nivelin e tyre te arsimit por raporti veren se ata braktisin disa nga pergjegjesite e tyre per shkollen pa kontribuar ne menyre aktive ne drejtim te edukimit te femijeve te tyre dhe te mbrojtjes kur femijet e tyre jane ne mjedisin shkollor.
Nje pjese te pergjegjesise per kete situate e ka edhe stafi i shkolles i cili nuk i fton prinderit ose se paku nuk i merr ne konsiderate pikepamjet e tyre kur hartojne planet mesimore dhe programet per femijet. Po keshtu raporti veren se shkolla eshte shume e fokusuar ne edukimin e femijeve ne vetvete dhe jo ne pergatitjen e tyre si qytetare te ardhmen e shoqerise.
Ndersa prinderit jane me te shqetesuar per notat e femijeve dhe jo per zhvillimin e pergjithshem te vlerave njerezore dhe sociale te femijeve te tyre.
Nje tjeter problem eshte perqendrimi i kompetencave te gjithe shkolles ne doren e drejtorit.
Kjo ben qe personeli prinderit madje dhe vete femijet te jene me pak aktive ne kete drejtim. Sa i takon parimeve te perfshirjes transparences ndaj femijeve konsensusit respektit te ndersjelle qasjes se te barabarte perkrahjes dhe jodiskriminimit keto jane elemente qe sipas TDH nuk zbatohen gjithmone.
Kjo organizate propozon qe shkollat ne vendin tone duhet te perdorin me shume metoda dhe modele te perfshirjes se prinderve madje dhe femijeve ne ceshtjet e shkolles. Si per shembull organizimi konsultimi madje edhe implementimin e avokatit. Kane qene vete drejtoret e shkollave ata qe kane evidentuar nivelin e ulet te pjesemarrjes se prinderve ne problemet e shkollave.
Per me teper drejtoret e shkollave konstatojne se disa nga shkaqet qe kane te bejne me nivelin e ulet te perfshirjes se prinderve ne aktivitetet shkollore te ndryshme ne pergjithesi dhe ceshtjet e mbrojtjes se femijeve ne shkolle ne vecanti permblidhen si me poshte Keshilli i prinderve eshte nje koncept i ri dhe te panjohur per shumicen e prinderve te cilet ende mbeshteten ne mentalitetin e vjeter dhe se sistemi shkollor eshte pergjegjes per ofrimin e cdo gjeje ne lidhje me nevojat e arsimit dhe mbrojtjen e femijeve. Koncepti i bashkepunimit nuk eshte kuptuar mire nga te dy palet shkolla dhe komuniteti i prinderve kjo per shkak te mungeses se rregullave te qarta.
Keshtu TDH rekomandon krijimin e keshillave te prinderve me qellim kryerjen e puneve vullnetare. Nje aktivitet ky qe prinderit shpesh e refuzojne me pretendimin se kane detyrime te tjera per tiu pergjigjur nevojave te shkolles dhe problemeve.
Sot ne shkollat shqiptare takimet me prinderit jane shpesh sporadike dhe jo shume te mirorganizuar. Nuk ka data fikse mujore per keto takime te cilat shpesh kane tendence te shkojne me per nje kohe te gjate.
Mesuesit i zhvillojne keto takime pa nje format te vecante qe iu jep prinderve mundesine per te marre pjese rregullisht. Gjithashtu mungojme takimet individuale me prinderit - thuhet ne raport.
Kush ka aplikuar per here te pare do te mesoje ne 15 janar nese ka fituar nje burse
Qeveria rrit kotat e bursave per studentet
Keshilli i ministrave ka vendosur dje qe te reduktoje numrin e bursave per nxenesit dhe te rrise numrin e bursave per studentet. Sipas vendimit te djeshem te Keshillit te Ministrave ndihmen ekonomike per vitin 2010-2011 do ta perfitojne 1500 nxenes te cilet jane ne vitin e pare te shkollave te mesme.
Ndersa per ata studente qe gjate 2010-2011 frekuentojne vitin e pare te fakultetit qeveria ka miratuar 1920 bursa. Ky vendim hedh poshte vendimin e tre muajve me pare kur po e njejta qeveri vendosi qe per kete vit te perfitonin bursa 3200 nxenes dhe studente.
Perkatesish 1600 bursa per nxenesit e shkollave te mesme dhe 1600 per studentet. Ne kete menyre vendimi i djeshem i qeverise ka ulur me 100 numrin e perfituesve te bursave ne sistemin arsimor parauniversitar dhe ka shtuar me 320 numrin e perfituesve te ndihmes ne universitet.
Nderkohe qe ne shkolla dhe fakultete ka mbaruar procesi i dorezimit te dokumenteve per perfitimin e burses MASH njofton se Afati perfundimtar per shqyrtimin dhe miratimin e bursave per vitet e para eshte data 15 janar 2011 per te gjitha kategorite e shkollave ndersa per vitet e dyta e lart eshte data 15 nentor 2010.
Kategorite qe perfitojne bursa
Kete mbeshtetje financiare mund ta perfitojne ata studente dhe nxenes qe vijne nga familjet ne nevoje si dhe ata qe kane perfituar statusin e jetimit. Po keshtu mund te perfitojne nga ky vendimi i qeverise edhe nxenesit te cilet kane humbur kujdestarine prinderore nxenesit me statusin e invalidit paraplegjikut dhe tetraplegjikut si dhe nxenesit e familjeve te punonjesve te policise sherbimit informativ dhe forcave te armatosura qe kane humbur jeten per shkak te detyres.
Ashtu si edhe vitin e kaluar do te perfitojne burse ata nxenes qe do te vazhdojne studimet larg vendbanimit te tyre ne largesine mbi 5 km duke plotesuar kriterin ekonomik.
Bursa do te perfitojne edhe nxenesit konviktore qe vijne nga zonat juglindore dhe verilindore te vendit per rrethet Tirane Permet Pogradec Skrapar Tepelene Librazhd Gramsh Kolonje Tropoje Has Puke Kukes Diber Bulqize Mat Mirdite Malesi e Madhe dhe qe jane regjistruar ne shkollat e mesme profesionale per vitin shkollor 2010-2011.
Burse perfitojne edhe ata studente qe vazhdojne studimet ne deget Matematike dhe Fizike dhe qe pas perfundimit te plote te kursit te pare te vitit paraardhes kane arritur nje note mesatare mbi 8-te. U jepet burse edhe 25 nxenesve me rezultate me te mira ne provimet e Matures Shteterore shpallur nga Ministria e Arsimit dhe Shkences.