E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pensionet ushtarake e police proteste Luftes se klasave me lufte

TIRAN- Futja ne rendin e dites te seances se djeshme plenare te Aktit Normativ te qeverise per pensionet e ushtarakeve ka nxjerre ne protesta keta te fundit. Dhjetera ish-ushtarake punonjes policie punonjes te Gardes se Republikes etj. protestuan dje para Kuvendit duke kundershtuar miratimin e ketij vendimi i cili sipas tyre ul ndjeshem perfitimet e tyre. Ushtaraket kerkuan heqjen e tij nga rendi i dites si dhe anulimin perfundimtar nga ana e qeverise.

Ata shpjeguan se se pari ky ligj cenon sigurine kombetare per vete trajtimin qe i ben ushtarakeve dhe subjekteve te tjere te tij. Madje ne rast te mos terheqjes nga votimi i Aktit Normativ ish-ushtaraket punonjesit e policise ata te forcave zjarrfikese punonjesit e gardes etj. kercenojne me ndermarrjen e te gjitha hapave demokratike per anulimin e tij ku nuk perjashtohen protestat si ajo e djeshmja si dhe kerkesa ndaj perfaqesive diplomatike ne vend qe te perdorin autoritetin e tyre per zgjidhjen e kesaj ceshtjeje.



Ne rast se ky Akt i Normativ nuk anulohet ne do te ndermarrim te gjitha veprimet demokratike kushtetuese per te kerkuar rivendosjen e te drejtave ekonomike e financiare dhe do te vazhdojme protestat tona. Nese qeveria ben lufte politike ndaj nesh e tille do te jete edhe perpjekja e jone - tha Mehdi Pogaci kreu i Shoqates se Ushtarakeve ne Lirim.
Me pare ushtaraket i kishin kerkuar te gjithe grupeve parlamentare qe te mos e votonin aktin. Duke iu drejtuar grupeve parlamentare te PS-se dhe LSI-se ushtaraket iu kerkuan atyre qe ta kundershtonin ate. E njejta gje iu kerkua edhe deputeteve te djathte. I kerkojme qeverise te heqe dore nga koncepti i luftes se klasave ndaj ushtarakeve punonjesve te policise dhe kategorive te tjera si dhe uljen e paleve ne bisedime per te gjetur zgjidhje te pershtatshme ligjore e financiare per palet. Deri me sot jo vetem qeveria por as komisionet parlamentare nuk kane denjuar te terheqin mendimin tone per keto probleme por kane preferuar te vendosin me dhune me anen e forces se kartonit - u shpreh dje para protestuesve Pogaci.

Kur Instituti i Sigurimeve Shoqerore kishte filluar perllogaritjen e pensioneve dhe publikimin e emrave te ushtarakeve qe iu ishte perfunduar dosja qeveria miratoi nje Akt Normativ i cili nderpreu ne mes te gjithe procesin. Ndryshe nga vendimi i Gjykates Kushtetuese Akti Normativ parashikon perllogaritjen e perfitimeve te ushtarakeve duke marre per baze pagen mesatare referuese neto. Pra nga paga fillimisht duhet te zbriten te gjithe detyrimet sic jane tatimi apo sigurimi shoqeror dhe shendetesor dhe me pas pjesa qe realisht merr ne dore ushtaraku do te perllogaritet si page referuese. Kjo levizje e qeverise nxiti reagimin e ushtarakeve te cilet theksuan se nese do te filloje te zbatohet Akti Normativ perfitimet e tyre do te ulen ndjeshem. Madje sipas tij ushtaraket mund ti marrin pensionet edhe me keste nese shuma qe del nga perllogaritja eshte me e madhe se sa fondi i parashikuar per kete kategori ne buxhetin e shtetit.

Nga ana tjeter Ministria e Financave shpjegon se qellimi i Aktit Normativ eshte vendosja e barazise ne perfitim ndermjet atyre qe kane kontribuuar ne skeme. Ne shpjegimin e saj per Aktin Normativ Ministria e Financave theksoi se ushtaraket marrin pensionet me te larta krahasuar me te gjithe kategorite e tjera ne vend.

Mazhoranca nuk ka votat shtyhet Akti Normativ

TIRAN- Maxhoranca ka terhequr ne menyre te papritur nga rendi i dites votimin e Aktit Normativ te qeverise per pensionet suplementare te ushtarakeve Punonjesve te Policise atyre te gardes se Republikes etj. Kur pritej qe ai te kalohej ne seancen e djeshme madje kur edhe ushtaraket kishin organizuar nje proteste duke kundershtuar votimin e tij kryetarja e Parlamentit ka vendosur ta shtyje votimin e aktit normativ per javen e ardhshme. Akti kishte kaluar edhe ne Komisionit Parlamentare dhe pritej vetem votimi i tij ne seance.
Preteksti
Zyrtarisht shkak per terheqjen eshte bere kerkesa e Kryetarit te Komisionit te Ekonomise dhe Financave Edmond Spaho i cili mesohet ti jete drejtuar me nje leter gjate oreve te vona te mbremjes se dites se merkure kryetares se Kuvendit Jozefina Topalli. Ne kete leter Spaho shprehte kerkesen per shtyrjen e votimit te aktit me arsyetimin se komisionit i nevojitej me shume kohe per shqyrtimin e tij. Por kjo kerkese e Spahos duket se eshte vetem nje mbulese per shkakun e vertete te heqjes nga votimi te aktit normativ. Ne fakt Komisioni i Ekonomise ka kryer pune me pensionet e ushtarakeve paraditen e shtate dhjetorit pra me shume se nje jave me pare. Procesverbali i mbledhjes se dates 7.12.2010 e paraqet mjaft qarte kete. Ne fund te diskutimeve kreu i Komisionit e ka hedhur ne votim aktin e propozuar nga Ministria e Financave i cili u votua vetem me votat e maxhorances pasi opozita nuk mori pjese. Kalojme ne votim. Kush eshte dakord me Aktin Normativ Ka kunder Nje kunder. Ka abstenime Opozita nuk votoi. Miratohet -citohet ne procesverbal.
Shkaku zyrtar
Perpos faktit qe pas pak ditesh hyjne me nje vit zgjedhor dhe votat e ushtarakeve jane shume te vlefshme per kedo force politike mazhoranca dje nuk ishte e sigurt as per votat e saj ose me sakte te aleateve. Per disa dite me radhe Partia Socialiste ka mbledhur forume ne lidhje me ceshtjen e ushtarakeve dhe ka lobuar per mos miratimin e Aktit Normativ. Vete ushtaraket kane bere negociata me forcat politike dhe kane kerkuar qe te mos marrin krahun e PD-se duke ulur pensionet. Ne keto kushte duket se Partia Demokratike i eshte trembur nje vote kunder aktit edhe te partnereve te koalicionit LSI-se cka do ta hidhte perfundimisht poshte ate. Ne marreveshjen politike mes PD-se dhe LSI-se apo PDU-se te dyja keto parti kane gjashte vota eshte sanksionuar qe per nisma te ndermarra vetem nga Partia Demokratike aleatet do te vendosin rast pas rasti. Pra as LSI e as PDU nuk i kane dhene garanci kryeministrit Berisha se do te ndjekin linjen e tij duke votuar cdo projektligj qe propozohet nga qeveria. Terheqje te tilla mazhoranca ka bere edhe here te tjera ku rasti me flagrant ishte ai i ligjit per SHISH-in.


Perse duhet miratuar Akti Normativ
Akti Normativ i qeverise ka hyre ne fuqi daten e miratimit te tij por per te marre vlere te plote ligjore duhet te miratohet edhe nga Kuvendi. Vete koncepti i Aktit Normativ eshte qe ai behet ne rast kur Kuvendi nuk ka mundesi te mblidhet. Por brenda nje kohe te percaktuar nje muaj Akti Normativ duhet te miratohet ne Parlament. Nese kjo gje nuk ndodh atehere ai humbet te gjitha fuqite qe kishte. do efekt qe mund te kete shkaktuar akti kthehet mbrapsht.


fare parashikon Akti Normativ

Akti Normativ i miratuar nga qeveria parashikon perllogaritjen e mases se perfitimit per ushtaraket policet punonjesit e gardes etj. duke marre per baze nje page referuese neto nga e cila jane zbritur te gjitha detyrimet qe kane te bejne me pagesen e kontributeve te sigurimeve shoqerore dhe shendetesore tatimin mbi te ardhurat personale. Madje para se te merret per perllogaritjen e pensionit te ushtarakeve nga paga referuese do te zbriten edhe kontributet suplementare. E njejta logjike do te ndiqet edhe ne percaktimin e pages referuese mesatare. Ajo do te merret si e tille pasi prej saj te jene zbritur detyrimet ndaj fondit te Sigurimeve Shoqerore dhe Shendetesore. Nje tjeter ndryshim thelbesor ka te beje me uljen mases se perfitimit per pensionet e parakohshme per vjetersi sherbimi. Sipas ligjit pensioni i parakohshem eshte sa gjysma e pages referuese mujore plus 2 per qind per cdo vit vjetersie ne sherbim. Tashme perfitimi per cdo vit sherbimi nuk do te jete 2 per qind por 1.5 per qind.
Perllogaritja e pensioneve sipas percaktimeve te bera ne Aktin Normativ sipas ushtarakeve pritet ti ule perfitimet e tyre deri ne 50 per qind.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›